• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çdo ditë shkarkohen rreth 3 ton plehra në përrenjtë e Gjirokastrës, pritet miratimi i masave të ashpra në Këshillin Bashkiak (VIDEO)

24/06/2020
Çdo ditë shkarkohen rreth 3 ton plehra në përrenjtë e Gjirokastrës, pritet miratimi i masave të ashpra në Këshillin Bashkiak (VIDEO)

Gati 3 ton mbetje përfundojnë çdo ditë në përrenjtë malorë që përshkojnë qytetin e Gjirokastrës. Sidomos gjatë muajve të izolimit situata ka qenë edhe më e rënduar. Ky është një prej përrenjve më të bukur malorë krah një rruge hyrëse në qytetin e Gjirokastrës.

Dhe siç shihet nga pamjet, përroi është i tejmbushur me mbetje. Gjirokastra njihet për terrenin e thyer dhe gati 1/10 e mbetjeve ditore këtu përfundon nëpër përrenj. Megjithëse ka kosha në të dy anët e rrugës ata janë pothuajse bosh.

“Ne këtu konsumojmë jo vetëm energji financiare por edhe njerëzore. Po rrezikojmë jetë njerëzish në përrenjtë e qytetit të Gjirokastrës dhe nuke meritojnë këta djem 20- 25 vjeçarë që varen me litar në përrenjtë e qytetit për të pasur një qytet të papastër. Ndotësit identifikohen kollaj pranë përrenjve janë banesat e tyre. Kemi vendosur edhe kosha çuditërisht përrenjtë janë të mbushur.”, thotë Ylli Muho shef i shërbimeve.

Duke nisur nga kjo javë pritet që këshilli i bashkisë në Gjirokastër të miratojë penalitetet e para për ndotësit.

“ I kemi konsumuar të gjitha hapat me qytetarët. Kurrsesi nuk doja ta përmendja fjalën gjobë pasi deri tani kam qenë partizan i bashkëpunimit, i fjalës, i tolerancës por në fund të ditës ne duam një qytet të pastër. Ka ardhur momenti të themi SOS sepse nuk e meriton një qytet në UNESCO të ketë këtë panoramë të përrenjve. I kam kërkuar këshillit bashkiak vendosjen e masës së gjobës deri në 5000 lekë, gjobë që do t’ju shkojë derë më derë ndotësve.”

Edhe pse një qytet muze në UNESCO që vizitohet nga mijëra turistë vendas e të huaj, Gjirokastra renditet si një ndër qytetet më të ndotura në Jug të vendit, ndërsa shkaktari kryesor i kësaj ndotjeje është mungesa e ndërgjegjësimit qytetar. Gjithë sasia e ndotjes përfundon në lumin Drino./ Tch

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al