• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Presidenti i Luftëtarit: Flamur Golemin e kam mik dhe flas çdo ditë me të. Bashkia më detyrohet 112 milionë lekë

31/12/2019

Bekim Haliaj, presidenti i Luftëtarit, teksa mësoi vendimin e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës për mosakordim të fondeve financiare për klubin e futbollit, ka bërë një reagim në gazetën “Panorama”.

“Luftëtari nuk është i imi dhe i askujt, është i gjirokastritëve. Parë në këtë rrafsh, si president më duhet të them se Bashkia Gjirokastër i detyrohet klubit të Luftëtarit 57 milionë lekë të vjetër, kësti i tremujorit të katërt, si dhe 55 milionë lekë të vjetër të fituara me gjyq të formës së prerë nga Gjykata e Apelit në prillin e vitit 2017. Këto janë detyrimet e Bashkisë Gjirokastër për Luftëtarin”. Gjithsesi, presidenti i skuadrës bluzi falënderon kryetarin e Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, për përkushtimin dhe seriozitetin e treguar lidhur me përmirësimin e kushteve të infrastrukturës dhe mbështetjen pa kufi të akademisë së Luftëtarit.

“Në kohën e sotme infrastruktura sportive është primare, pasi mbi ‘shtratin’ e saj ideohet dhe formohet baza e një klubi bashkëkohor. Të jesh në krah të akademisë së Luftëtarit s’ka gjë më të mirë dhe për këtë gjë e falënderoj kryetarin e bashkisë. Unë e kam mik dhe flas çdo ditë. Më vjen mirë që i përkushtohet zbulimit dhe promovimit të elementit të së ardhmes, por kur ekipi nuk garon mes më të mirëve, të rinjtë premtues ku do luajnë. Ndaj, të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën për të mbajtur Luftëtarin në Superiore”, vijoi Halilaj.

Sa i përket gjyqeve të fituar nga Luftëtari kundrejt Bashkisë Gjirokastër, nuk është cudi që të jenë dhënë nga ajo kategori gjyqtarësh të cilët së fundi kryeministri Rama i ka pagëzuar me emrin “KÇK” (kap cfarë të kapësh). Ose nëse nuk është ky rasti, kemi të bëjmë me padi të ngritura qëllimisht për të zhvatur para nga arka e Bashkisë Gjirokastër. Gole Tavo e Zamira Rami kanë pasur një raport të mirë mes tyre. Në cdo rast të ndonjë konflikti të mundshëm mund të ishin marrë vesh mes tyre, pa qenë nevoja të shkonin në gjykatë. Për të mos folur pastaj për ‘shkeljet e syrit’ në gjyqe të tilla. Fjala vjen djeg afatet e apelimit, gjoja ngatërron procedurat e plot të tjera si këto.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al