• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Më thuaj çfarë gabimi kam bërë”, fjalët e Tahirit kur Rama i kërkoi dorëheqjen

13/03/2017
“Më thuaj çfarë gabimi kam bërë”, fjalët e Tahirit kur Rama i kërkoi dorëheqjen

I pari që e mori vesh largimin nga detyra e ministrit ishte ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, që të premten në darkë. Persona pranë ministrit Tahiri pohuan se ai ka mbetur i habitur kur i është kërkuar nga kryeministri që të japë dorëheqjen si ministër.

Pasi është kthyer nga Gjermania, Rama ka thirrur Tahirin në zyrë, ku i ka përsëritur kërkesën për të dhënë dorëheqjen. Por ndryshe nga ç’pritej, Tahiri e ka kundërshtuar këtë kërkesë të Ramës.

“Më thuaj çfarë gabimi kam bërë, çfarë shkeljeje në detyrë që duhet të jap dorëheqjen. Unë nuk shoh asnjë arsye për të dhënë vetë dorëheqjen. Nëse do, mund të më shkarkosh nga detyra, kjo është kompetenca jote dhe mund ta bësh, por dorëheqje unë nuk jap”, mësohet të ketë qenë komunikimi i fundit aspak i qetë mes tyre, raporton “Panorama”.

Ministrat e tjerë që u përfshinë nga Kryeministri Rama për t’u larguar janë njoftuar të shtunën pasdite vonë. Ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi, ka qenë në një udhëtim pune me një grup gazetarësh në qarqet e Jugut për të treguar efektet e reformës territoriale.

Por ai është lajmëruar nga Kryeministri Rama dhe është detyruar të ndërpresë këtë aktivitet për t’u kthyer që të shtunën në darkë në Tiranë. Edhe ministrat Beqaj dhe Klosi nuk kanë pasur dijeni për vendimin e Kryeministrit Rama deri të shtunën pasdite.

Për të vlerësuar deri në minutën e fundit punën e ministrave të tij, pak para mbledhjes në selinë rozë, Kryeministri Rama ishte dje paradite me ministrin Beqaj në Spitalin e Traumës për të inspektuar rikonstruksionin e plotë që po i bëhet repartit të Urgjencës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025
Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon
Argjiro +

Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon

25/12/2024

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Përfundon Giro d’Italia në Vlorë, fiton çiklisti danez

Përfundon Giro d’Italia në Vlorë, fiton çiklisti danez

11/05/2025
Dështon mbledhja në KQZ, s’ka shtyrje të orarit për votimin në Vlorë

Dështon mbledhja në KQZ, s’ka shtyrje të orarit për votimin në Vlorë

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al