• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

8 Marsi, Portrete nënash shqiptare – të zakonshme e të pazakonta!

08/03/2017
8 Marsi, Portrete nënash shqiptare – të zakonshme e të pazakonta!

Ato janë punëtore e fjalëpaka, oksigjeni i familjes shqiptare por nuk mburren. Lajtmotivi i jetës së këtij brezi nënash shqiptare: Sakrifikimi për fëmijët! Kujtimi më i bukur? Të gjitha japin gati të njëjtën përgjigje!

Nënë Gjystina
Nënë Gjystina nga Shkodra, 65 vjeҫ, 40 vite punë si ekonomiste, ka rritur e ҫuar në shkollë të lartë katër fëmijë. Gruaja shqiptare ka vuajtur shumë për të rritur fëmijët, sot në demokraci nënat e kanë më të lehtë, thotë ajo. Kujtimi më i bukur i jetës? Lindja e djalit pas tre vajzash, asokohe nuk dallohej gjinia që në bark si sot, kujton Gjystina.

Albanische Mütter (DW/L. Arapi-Boltz)

Nënë Bukurija
Nënë Bukurija nga Burreli, 67 vjeҫ ka rritur 10 fëmijë. Ngritjen në tre të natës për korrjen e grurit në kooperativë, ajo e kujton si vështirësinë më të madhe në vitet e rinisë. Sot jeton nga kopshti i saj. „I kam të miat, sallatën, domatet, qepën“. Gëzimi më i madh për të, lindja e djalit të parë. Frika se mbeteshim pa djalë ishte shumë e madhe për ne femrat, kujton ajo.

Albanische Mütter (DW/L. Arapi-Boltz)

Nënë Tusha
Nënë Tusha nga Burreli, 82 vjeҫ ankohet se sot nuk ka më dashuri. Atëherë vërtet ne nuk kishim bukë, por e ndanim edhe atë ҫikë me njëri-tjetrin. Ajo kohë më pëlqente më shumë, thotë ajo. Gëzimi më i madh ishte kur linda ҫunin, gëzimi i dytë më i madh, kur lindi ҫuni i ҫunit.

Albanische Mütter (DW/L. Arapi-Boltz)

Flutura nga Tirana
Flutura, 47 vjeҫ, edukatore, rrit katër fëmijë në Tiranë. “Gjëja më e vështirë për t’u duruar qenka papunësia, gjithë jetën kam punuar, tani nuk firmos askund, të duket vetja parazit“, ankohet ajo. Gëzimi më i madh, kujton Flutura, ishte kur më pranoi babi në shtëpi, pasi u martova pa dasëm.

Albanische Mütter (DW/L. Arapi-Boltz)

Nënë Mara
Nënë Mara nga Laҫi, 69 vjeҫ me 3 fëmijë, “gjithë jetën punova në ndërtim, lodhesha shumë, punë jashtë, punë në shtëpi”, rrëfen ajo. Tani kanë ardhur kohë të bukura, veҫ të kemi jetë të jetojmë, shpreson nënë Mara. Për të rritur sadopak pensionin ajo shet përditë fara luledielli në një nga rrugicat e Laҫit.

Albanische Mütter (DW/L. Arapi-Boltz)

Nënë Fahrija
Nënë Fahrija, 65 vjeҫ, nga Tirana, dikur faturiste, sot në pension. Ka rritur 8 fëmijë, një grua e fortë që thotë se ankimi të lidh duart. Sot “laj, gatuaj, dua të rris nipërit e mbesat”, thotë ajo. Gëzimi më i madh për mua ka kohë, ishte lindja e djalit pas 7 vajzash, tani lumturohem të shoh si rriten nga pak mjalti i mjaltit, fëmijët e fëmijëve, thotë ajo.

Albanische Mütter (DW/L. Arapi-Boltz)

/DW

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025
Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon
Argjiro +

Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon

25/12/2024

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al