• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Nëse i hedh ushtarakët në rrugë, ata do të vjedhin e vrasin!”

15/02/2017
“Nëse i hedh ushtarakët në rrugë, ata do të vjedhin e vrasin!”

Gazetari Flamur Vezaj në një status në Facebook ka reaguar pas lajmit se dy nga grabitësit e bankës në rrugën Tiranë-Rinas ishin ish ushtarakë.

Vezaj ka ngritur shqetësimin për forcat e armatosura, duke deklaruar se shumë ushtarakë janë liruar nga detyra pasi i ka përfunduar kontrata, e në këto rrethana janë kthyer në vrasës me pagesë.

Statusi në Facebook i gazetarit:

Ushtarë me nder apo “vrasës” në hije!?

Forcat e Armatosura, konkretisht efektivët e Batalionit “Komando”, që nderojnë Shqipërinë në vendet të ndryshme në konflikt apo missione paqëruajtëse, kanë edhe anën e errët!! Shumë efektivë të këtij batalioni ndër vite, të stërvitur vetëm me taktika ushtarake dhe operacione speciale, thënë ndryshe nuk bëjnë gjë tjetër vetëm stërviten për tu bërë “vrasës”! Kohët e fundit, disa prej këtyre efektivëve të liruar nga detyra (me arsyen e mbarimit të kontratës) janë bërë “vrasës” me pagesë ose dyshohen për të tillë në Shqipëri!

Sipas informacioneve operative të policisë, në disa raste dyshojnë se vrasjet pa autor dhe pa gjurmë në vendngjarje, janë kryer nga profesionist, të ish-forcave komando! Disa të tjerë, janë bërë grabitës (si këta të fundit)! Por ajo që është më shqetësuese, është fakti se ka nga ata ish-ushtarë të forcave “Komando” që kanë përfunduar si “mercenar” me pagesë apo luftëtarë për shkak të besimit në konfliktin Sirian, emrat e disa prej tyre tashmë janë publikuar! Fatkeqësisht, me arsye të ndryshme, Forcat e Armatosura çdo vit nxjerrin në lirim ushtar profesionist, të stërvitur, që nuk dijnë të bëjnë gjë tjetër, veç asaj çfarë kanë mësuar, të mbrohen dhe të vrasin!

Ata nxirren në rrugë të madhe, pa asnjë qindarkë, pa asnjë plan rehabilitimi apo integrimi në shoqëri, pa asnjë mundësi punësimi alternativë (në polici duhet të gjesh mik) apo ndonjë asistenc psikologjike ndaj këtyre personave! Dhe kështu, disa prej tyre që nuk arrijnë të gjejnë vetën në shoqëri, përfundojnë në vrasës me pagesë, grabitës ose mercenarë jashtë Shqipërisë! Ka ardhur koha, që Forcat e Armatosura e Ministria e Mbrojtjes, të kthej syt nga kjo kategori njerëzish, potencialisht të prirur për krime të rënda me programe dhe politika sociale! #Suksese_në_jetë_ushtarë# #Vrasës_që_si_duam# #RESPEKTE_FA#

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Asnjë votë për dorën që godet edhe të vetët!
Blog

Asnjë votë për dorën që godet edhe të vetët!

11/05/2025
Artan Fuga: A kishte të dashur Skënderbeu apo shkonte me shërbëtoret?
Blog

Artan Fuga: Kujt nuk ia jap votën në 11 maj

09/05/2025
Shuplaka që ndezi dy shtetet, Kosova i shpall luftë Shqipërisë
Blog

Shuplaka që ndezi dy shtetet, Kosova i shpall luftë Shqipërisë

14/04/2025
Sekreti
Blog

Sekreti

04/04/2025
Gazetari Ferdinand Dervishi: Ju tregoj përse u përfshiva në listën e “Shqipëria Bëhet”
Blog

Gazetari Ferdinand Dervishi: Ju tregoj përse u përfshiva në listën e “Shqipëria Bëhet”

16/03/2025
Tik Tok dhe një damkë turpi për Ditën e Mësuesit
Blog

Tik Tok dhe një damkë turpi për Ditën e Mësuesit

07/03/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

11/05/2025
KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al