• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shpërthen avokatja më “e nxehtë” në Shqipëri: Ka një babëzitje për seks

02/01/2017
Shpërthen avokatja më “e nxehtë” në Shqipëri: Ka një babëzitje për seks

Është cilësuar shpesh si “avokatja më seksi në Shqipëri” dhe me të drejtë. Arnida Çapi është avokatja që tërhoqi vëmendjen e medias për format e saj bombastike, por duket se ky emërtim si avokatja më seksi nuk i ka pëlqyer shumë asaj.
Arnida ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku jep arsyet përse ajo nuk duhet etiketuar thjesht si “avokatja seksi”, ndërsa akuzon mediat për etiketime të tilla.

Më poshtë statusi i plotë i Arnidës:

Unë, “Avokatja Sexy”.

Të jesh tërheqës seksualisht. Cdo specie evoluon në drejtim të së bukurës dhe në drejtim të aftësimit intelektual. Dhe të gjithë përpiqen për tu dukur sa më mirë. Vishen bukur, punojnë për të qënë të paraqitshëm, hanë shendetshem, bejne sport, palester, frekuentojne sallone bukurie, blejne dhe përdorin makiazh. Të gjithë përpiqen të duken bukur dhe të jenë të pëlqyeshëm, përpiqen cdo ditë por ama për të tjerët të njëjtën përpjekje e quajnë të turpshme. Dhelprën me rrushtë na i shpjegon psikoanaliza, se sa e rrezikshme është xhelozia femërore dhe akoma më e rrezikshme se ajo, është inferioriteti mashkullor përball femres qe nuk e arrin dot. Ndërsa Frojdi na ka shpjeguar se si ndrydhjet seksuale në moshë të hershme apo eksperiencat e këqija jetesore seksuale prodhojnë devijanca në sjelljet e mëvonshme, dhe vet në karakter.

Cfarë po ndodh me një pjesë të mediave që prodhojnë lajme “me sexy”. Kjo sexy, ajo sexy, avokatja sexy, ministrja sexy, deputetja sexy, aktorja sexy, femra sexy, etj.. tregon se ka një babëzitje për sex, pra deficencë sexuale. Gjithcka kthehet në sex, shitet me sex, sulmohet me sex, pra, sexy si një nga instiktet bazike përbën akoma lajm ekskluziv. Prodhon vëmëndje, klikime? Vëmëndja krijohet, orientohet, ndryshohet.

Të dashur njerëz, të jesh sexy nuk është turp. Të gjithë bëjnë sex. Falë saj jemi lindur, sikurëse të gjithë plotësojnë nevojat e tjera bazike që mundësojnë mbijetesën e species. Disa edhe mund të mos bëjnë për arsye të ndryshme, por kjo ska të bëjë me moralin. Sexy ska të bëjë me moralin. Karakteri ka të bëjë me moralin. Të jesh i vërtetë me veten dhe t’i qëndrosh besnikërisë së marrveshjeve ka të bëjë me moralin.

Prandaj, hiqeni nga mëndja se po i thatë dikujt sexy e keni fyer, apo keni fyer këdo që bashkëpunon me të.

Po pse jemi specie superiore, ne, dhe falë kësaj edhe ju? Për shkak se kemi lëvizur nga vrepimet bazike te mëndja, të intelekti.

Atëherë, flisni për njeriun. Boll bëtë lajme për gjëra bazike. Jetoni në Tiranë dhe bëni media fshatareske. Filloni të formoni opinione, të ngrini diskutime. Trajtojeni individin si subjekt, pra me të drejta për shkak të intelektit, jo si objekt. Vlerësojeni për atë që bën jo për atë që ka lindur apo që duket.

Te jesh tërheqës seksualisht apo të jesh e bukur e thoni sikur më keni fyer. Më keni fyer moralin apo intelektin? Më keni fyer që jam femër? Pse nuk shkruani për meshkujt që janë sexy?

Dhe unë duhet të intimidohem prej jush sepse më thoni sexy? Cfarë keni thënë me “avokate sexy”? Keni thënë se dukem tërheqëse seksualisht. Dhe keni thënë një gjë që ska lidhje me punën që bëj. Clidhje ka ngjyra ime e syve me punën time? Cfarë dini ju për mua? Sdini asgjë dhe shkruani pa ditur asgjë. Nëse doni të dini më pyesni dhe do ju tregoj për atë që jam jo për atë që ju doni të shihni. Ja ku po ju flas pak për veten, Kam investuar në intelekt dhe karrierë, jam diplmuar ekselente, kam marrë nga përvoja e njerëzve të sukseshëm dhe kam krijuar një punë të sukseshme. Më pëlqen cdo gjë e bukur, më pëlqen të kërkoj dhe ta gjej të bukurën kudo, brënda njeriut, në natyrë dhe në cdo gjë që një mëndje e palimituar mund të krijojë. Kujdesem për veten, sepse jam detajiste dhe kam kërkesa të larta ndaj vetes për cfarë bëj. Po, sipas disave jam sexy. Besoj se është vlerë e shtuar për mua si individ, por që nuk ka lidhje me jetën time profesionale.

Ju mund të vazhdoni të korrni grurin e fshatit tuaj për ata që ju ndjekin, por kurrë sdo jeni në gjëndje të drejtoni intelektin. Pushteti, të dashur gazetarë të medias, është përgjegjësi. Dhe pushteti juaj i medias është përgjegjësi për të vërtetën dhe për të kontribuar për shoqërinë tuaj me opinione të vërteta dhe modele positive.

Kush jam unë që ju them këto? Jam një individ që jam dhunuar nga injoranca dhe dashakeqsia juaj, jam ajo që ju nuk njihni. Por, nëse truri juaj proceson me gjykime pa njohur kjo është sëmundje e arsyes, nuk është as paragjykim.

Në dimensionin e kubit, katrori është i rrafshët, e derisa nuk më njihni, un mund edhe t’ju injoroj. por e vlerësova të nevojshëm ktë gjykim, jo thjesht si përgjigje për rastin, që tashmë është bërë sjellje e vazhdueshme nga ana juaj, por si qëndrim ndaj një kauze, për të drejtat e individit e të femrës shqiptare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

E pazakontë/ Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit
Lajme

E pazakontë/ Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit

11/05/2025
Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?
Lajme

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

10/05/2025
Stresi në mitingun e PD: I thash Noizy-t, je tek partia e gabuar! Berisha, doktori i zemrës time!
Kryesore

Stresi në mitingun e PD: I thash Noizy-t, je tek partia e gabuar! Berisha, doktori i zemrës time!

09/05/2025
Sherr ‘madhështor’, demokratët rrihen me njëri-tjetrin gjatë mitingut të Berishës (VIDEO)
Pikante

Sherr ‘madhështor’, demokratët rrihen me njëri-tjetrin gjatë mitingut të Berishës (VIDEO)

07/05/2025
Gazetarja: Në Shqipëri duhet të mendohesh mirë, para se të bësh fëmijë. Këtu edhe qumështi është i skaduar
Lajme

Gazetarja: Në Shqipëri duhet të mendohesh mirë, para se të bësh fëmijë. Këtu edhe qumështi është i skaduar

04/05/2025
Edi Rama: Kur ju them çyrykë, mos e merrni personale
Kryesore

Edi Rama: Kur ju them çyrykë, mos e merrni personale

01/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Nis procesi i numërimit të votave në Tepelenë (VIDEO)

Nis procesi i numërimit të votave në Tepelenë (VIDEO)

11/05/2025
“Bëhu burrë” – Baton Haxhiu e Agron Shehaj vënë një bast

“Bëhu burrë” – Baton Haxhiu e Agron Shehaj vënë një bast

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al