• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Ai flamur i Vorio Epirit e ka mbajtur Himarën të pavarur”, Doda i kthehet gazetarit: Ta mendosh që je nipi i Petro Markos

19/09/2023
“Ai flamur i Vorio Epirit e ka mbajtur Himarën të pavarur”, Doda i kthehet gazetarit: Ta mendosh që je nipi i Petro Markos

Deklarata e gazetarit Stavri Marko për flamurin me të cilin u shfaq në foto kryebashkiaku aktual i Himarës Fredi Beleri ka shkaktuar debat sonte në studion e “Opinion” në Tv Klan.

Deputetja Mesila Doda e pyeti Markon lidhur me të drejtat e cenuara ndër vite të shqiptarëve të Çamërisë dhe se a mendon se kjo deklaratë për “flamurin e Himarës së pavarur” përbën një vepër të rëndë që cenon integritetin territorial të vendit.

Këto pyetje, gazetari i konsideroi akuza duke theksuar sërish se flamuri i Vorio-Epirit është i Himarës së pavarur.

Mesila Doda: Kisha vetëm një pyetje, meqënëse po flisni për të drejtat e njeriut, çfarë mendoni për shkeljen e të drejtave të njeriut lidhur me shqiptarët e Çamërisë të cilët janë deportuar nga Greqia dhe sot nuk u njihet as e drejta e pronës, e shtetësisë, e jetës së mohuar sepse janë vrarë me mijëra, janë torturuar. Çfarë mendoni lidhur me këtë?

Stavri Marko: Këtë pyetje ju lutem zonjë drejtojani përfaqësuesit grek, jo mua! Neve jemi përpjekur, kemi faktuar, kemi çuar në organizatat ndërkombëtare të gjithë pozicionin e Himarës duke përfshirë strategjinë për të vjedhur e grabitur pronat e gjithë himariotëve dhe duke filluar nga dhunimi i lirive dhe të drejtave të njeriut.

Mesila Doda: Atëherë, mendoni se kjo është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut?

Stavri Marko: Nuk përgjigjem për gjëra që s’më takojnë. Për Belerin dhe Himarën flas tërë ditën.

Mesila Doda: Dakord, ju lutem, meqënëse folët për Himarën dhe daljen e fotos së Belerit me flamurin e Vorio Epirit dhe thatë që është flamuri i Himarës së pavarur, a e kuptoni që kjo është një deklaratë që cenon integritetin e vendit dhe ka të bëjë me një sulm Kushtetutës dhe integritetit territorial të vendit. A e mendoni që kjo deklaratë është një vepër e rëndë, si për atë që e ka bërë dhe për atë që po e thoni tani?

Stavri Marko: Faleminderit për akuzat që ju po bëni.

Mesila Doda: Nuk është akuzë!

Stavri Marko: Shumë faleminderit për akuzën. Ai është flamuri që Himarën e ka mbajtur për 500 e ca vjet të pavarur.

Ardit Bido: Është krijuar në 1914.

Stavri Marko: Është stema e flamurit të Himarës, flamurit të pavarësisë së Himarës.

Mesila Doda: Dhe ta mendosh që është nipi i Petro Markos domethënë…

Ardit Bido: Nuk është nipi i Petro Markos, është kushëri i largët, mos ja rrisni vlerat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47
Kryesore

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

11/05/2025
KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani
Kryesore

KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

11/05/2025
Voton Berisha: Do të kemi një ditë të dytë vere!
Kryesore

Voton Berisha: Do të kemi një ditë të dytë vere!

11/05/2025
Voton kryeministri Edi Rama
Kryesore

Voton kryeministri Edi Rama

11/05/2025
Radhë në Kakavijë, thirrje palës greke: Shtoni sportelet!
Kryesore

Zgjedhjet, fluks në Kakavijë

11/05/2025
100-vjeçari hedh votën: Kam votuar që në vitin 1946
Kryesore

100-vjeçari hedh votën: Kam votuar që në vitin 1946

11/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

11/05/2025
KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al