• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Avullimi’ i biletave për Shqipëri-Çeki lë pas hije vetëm për FSHF

16/09/2023
‘Avullimi’ i biletave për Shqipëri-Çeki lë pas hije vetëm për FSHF

Nga Ardit Rada

Renditja në krye të grupit për “Euro204” teksa i kanë mbetur edhe tre ndeshje e kanë bërë Kombëtaren shqiptare të futbollit të ngjallë interesin e sportdashësve. Nëse deri dje publikun e lusnin të ndiqte një ndeshje futbolli, apo në të shumtën e rasteve përfaqësuesja edhe bojkotohej, fitorja në shtëpi ndaj Polonisë bëri që shpresat për një kualifikim në ‘Euro 2024’ të shtohen.

Pikërisht këtë entuziazëm e kanë shfrytëzuar në mënyrën më të shëmtuar një grup batakçinjsh që brenda 2 orësh nga njoftimi i FSHF se nisi shitja për biletat e ndeshjes me Republikën Çeke, i kanë blerë të gjitha ato. Përjashto kuotat për Tifozët Kuqezinj dhe ndonjë ftesë që FSHF bën apo shpërndan falas, bëhet fjalë për rreth 20 mijë bileta të tjera që sa zbardhi mëngjesi i së shtunës kanë dalë në treg të zi me minimalisht trefishin e çmimit. Ky çmim pritet të rritet sa më shumë që afron 12 tetori i ndeshjes Shqipëri – Republika Çeke në “Air Albania”.

Në këtë situatë të pritshme dyshimet, por edhe përgjegjësia bie mbi Federatën Shqiptare të Futbollit. Dyshimi kryesor lidhet me faktin që vetëm FSHF e dinte orën se kur do të shpallej shitja e biletave dhe veç ajo ka akses në faqen e tregtisë online. A mos vallë vetë punonjësit brenda Federatës kanë nxituar të bëjnë biznes në tregun e zi? Gjithashtu, një numri të madh tifozësh që kanë arritur të blejnë mbrëmë bileta me çmimin e zyrtar, sot u ka ardhur e-mail nga sistemi i federatës se blerja iu është anuluar dhe lekët iu janë kthyer mbrapsht, pa asnjë shpjegim shtesë.

Së dyti, përgjegjësia e FSHF është që të garantonte mekanizmin që kjo të mos ndodhte. Fenomeni u pa edhe në ndeshjen me Poloninë, ku qindra bileta u shitën minutat e fundit me çmime marramendëse. Ndaj paralajmërimi nuk ka munguar.

Nuk është e ndershme që të thuash se FSHF bëri transparencë dhe kush mundi, i mori. Të gjithë jemi dëshmitarë këtë të shtunë sesi në grupet në Telegram e Whatsapp po shitet minimum 300 euro një biletë.

Ndaj duhet menduar, mos vallë biletat duhen shitur fjala bie përmes e-Albania, apo sporteleve fizike? Mos ndoshta FSHF duhet të shohë sistemin dhe ta padisë në Prokurori atë që ka blerë 100 bileta dhe ka vetëm një bythë për të ulur ne stol? Për aq kohë sa tregu i zi është i dënueshëm, përgjegjësia e organizatorëve është e pashmangshme.

Dhe nëse kjo situatë nuk ka një qendrim zyrtar nga Federata, e humbura më e madhe do të dalë ajo vetë me një stadium gjysmë-bosh apo ku gjysma e tifozëve janë turinjvarur për çmimin e kripur që kanë paguar.

Sepse nëse heshtet sikur s’ka ndodhur asgjë, Kombëtarja sërish do të fitojë, por Federata do të mbetet me turp!

Ilustrime sesi po shiten biletat e ndeshjes me Republikën Çeke:

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

“Bëhu burrë” – Baton Haxhiu e Agron Shehaj vënë një bast
Lajme

“Bëhu burrë” – Baton Haxhiu e Agron Shehaj vënë një bast

11/05/2025
Exit Poll-i: PS ruan 3 mandate në Gjirokastër, 8 në Vlorë
Kryesore

Exit Poll-i: PS ruan 3 mandate në Gjirokastër, 8 në Vlorë

11/05/2025
Lazarati nuk zhgënjen, njësia me pjesëmarrjen më të lartë në Gjirokastër (Shifrat)
Lajme

Hapet kutia e parë, sa vota kanë marrë PS e PD

11/05/2025
Lazarati nuk zhgënjen, njësia me pjesëmarrjen më të lartë në Gjirokastër (Shifrat)
Kryesore

Lazarati nuk zhgënjen, njësia me pjesëmarrjen më të lartë në Gjirokastër (Shifrat)

11/05/2025
Berisha tregon nëse do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve
Kryesore

Berisha tregon nëse do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve

11/05/2025
Zgjedhjet, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi
Kryesore

Zgjedhjet, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi

11/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

“Bëhu burrë” – Baton Haxhiu e Agron Shehaj vënë një bast

“Bëhu burrë” – Baton Haxhiu e Agron Shehaj vënë një bast

11/05/2025
Exit Poll-i: PS ruan 3 mandate në Gjirokastër, 8 në Vlorë

Exit Poll-i: PS ruan 3 mandate në Gjirokastër, 8 në Vlorë

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al