• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Himara, shqiptare apo greke? E vërteta sipas një dokumenti francez

22/05/2023
Himara, shqiptare apo greke? E vërteta sipas një dokumenti francez

Çështja “Beleri” ka rihapur debatin për atë se himariotët janë shqiptarë apo minoritarë(grekë).

Në reagim ndaj arrestimit të Fredi Belerit, Athina zyrtare e quajti Himarën si “qendrën më të rëndësishme të minoritetit etnik grek”, ndërkohë që Tirana zyrtare, jo fort qartazi, nuk ja pranon këtë definicion etnik. Jo fort qartazi, pasi nuk e ka deklaratë zyrtare të tipit “flakë për flakë”, por deklaratë mediatike të kryeministrit se “Himara është tokë shqiptare”, pa shkuar më tej në atë që ka apo jo minoritet grek në atë tokë shqiptare.

Juristi i të Drejtës Ndërkombëtare, Agron Alibali, solli një fakt që për atë është argument: një dokument të Marinës Franceze në Traktatin e Paqes në përfundim të Luftës së Parë Botërore, ku shprehet qartazi që popullsia në zonën e Himarës është shqiptare.

Në dokumentin e zyrtarit të Marinës Franceze thuhej se popullsia që shtrihet nga Valona deri në Korfuz është shqiptare, por për shkak të besimit ordodoks, Greqia është e prirur t’i konsiderojë si grekë.

“Këto shqiptarë janë të besimit ortodoks dhe për këtë arsye është prirja për t’i konsideruar si grekë. Është një dëshmi shumë e rëndësishme nga një kapiten i anijes franceze, nga një zyrtar i Marinës Franceze, i cili është ekspert dhe i raporton vendit të vet të vërtetën. Dhe duhet pasur parasysh se prirja e Francës në atë kohë është të mbështeste tezat greke në Shqipërinë e Jugut”, tha Alibali në Euronews Albania.

Po çfarë shkruhet në dokumentin francez?

“Do të doja t’i tregoja komisionit se arsyet që e shtyjnë Greqinë të pretendojë bregdetin që shtrihet nga Vallona në Korfuz janë të natyrës ushtarake. Greqia nuk mund të shtyhet nga nevojat e emigrimit të saj, as nga arsyet etnike dhe tregtare. Në lidhje me emigracionin, nëse Greqia merr territoret që kërkon në Traki, në Maqedoni, në Azinë e Vogël, në Dodekanez, emigracioni i saj nuk do të përqendrohet në këtë shtrirje të vogël bregdetare që shkon nga Vallona në Korfuz. Nga pikëpamja etnike, popullsia e gjithë këtij rajoni, siç kam mundur të kuptoj gjatë muajve të gjatë që kalova atje, është tërësisht shqiptare. Këto vende në Shqipëri janë ortodokse dhe për këtë ne priremi t’i konsiderojmë si grekë”.

Ndërkohë kujtojmë se minoritarët në Dropull dhe Finiq e Vurg, nën zë pohojnë se në Himarë nuk ka minoritet. Po, ka të vetëquajtur minoritarë.

Për vetë Belerin thuhet se ka origjinë nga Progonati, pra është një kurveleshas i konvertuar entik.

Kështu, puna e ka dashur që ky grek që synon Himarën të kishte bërë publike pemën gjeneaologjike për të treguar rrënjët e vërteta entike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Nga Saranda, deputeti i parlamentit italian: Procesi i votimit, i qetë dhe pozitiv!
Kryesore

Nga Saranda, deputeti i parlamentit italian: Procesi i votimit, i qetë dhe pozitiv!

11/05/2025
Zëdhënësja e Bashës e krahason Sali Berishën me Hamasin
Kryesore

Berisha: Mirënjohje për komisionerët tanë, evidentuan çdo shkelës të ligjit

11/05/2025
Përfundon Giro d’Italia në Vlorë, fiton çiklisti danez
Kryesore

Përfundon Giro d’Italia në Vlorë, fiton çiklisti danez

11/05/2025
Dështon mbledhja në KQZ, s’ka shtyrje të orarit për votimin në Vlorë
Kryesore

Dështon mbledhja në KQZ, s’ka shtyrje të orarit për votimin në Vlorë

11/05/2025
Kryesore

Fotografoi votën, arrestohet një i ri në Këlcyrë

11/05/2025
Kryesore

Voton Kumbaro: Zgjodha Shqipërinë europiane për fëmijët tanë!

11/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Nga Saranda, deputeti i parlamentit italian: Procesi i votimit, i qetë dhe pozitiv!

Nga Saranda, deputeti i parlamentit italian: Procesi i votimit, i qetë dhe pozitiv!

11/05/2025
Zëdhënësja e Bashës e krahason Sali Berishën me Hamasin

Berisha: Mirënjohje për komisionerët tanë, evidentuan çdo shkelës të ligjit

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al