• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zgjedhjet, 4 nga 10 kryebashkiakët më të votuar në Shqipëri janë në qarkun Gjirokastër

18/05/2023
Zgjedhjet, 4 nga 10 kryebashkiakët më të votuar në Shqipëri janë në qarkun Gjirokastër

Në përfundim të numërimit të votave në Gjirokastër, ministrja Mirela Kumbaro, deputete dhe drejtuese politike e këtij qarku ka falenderuar qytetarët për besimin, duke theksuar se në dhjetë kryebashkiakët më të votuar të 14 majit, 4 i përkasin qarkut të Gjirokastrës. I pari me rezultatin më të mirë në Shqipëri është kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi, i ndjekur nga Dhimitraq Toli i Dropullit.

“Qarku i Gjirokastrës i prin fitores së Partisë Socialiste në gjithë Shqipërinë, sepse mbështet projektet, ekipin, transformimet e mëdha, vizionin dhe kandidatët më të mirë që kryefjalë kanë punën dhe shokun më besnik qytetarin!Me Tërmet Peçin në Tepelenë që mban rekordin kombëtar të këtyre zgjedhjeve të besimit të jashtëzakonshëm me 82,7%, i ndjekur nga një tjetër kryetar pasionant e punëshumë si Dhimitraq Toli i Dropullit, me 81,25% të votave në këtë #14Maj. S’mund të mungonte një zonjë si Alma Hoxha në listën e kryebashkiakëve më të votuar, me 76,8% në Përmet dhe natyrisht as Flamur Golemi i Gjirokastrës me një tjetër rezultat historik prej 70,5%”, thekson në reagimin e saj Kumbaro, e cila shton se Libohova ishte një tjetër bashki ku pati garë të fortë me kandidatin e ri Leonard Hide, ndërsa Klement Ndoni u konfirmua sërish në Këlcyrë.

Nga shtatë bashki në këtë qark, socialistët nuk ruajtën dot Memaliajn, ku Gjolek Guci e pati të vështirë të rikonfirmohej. Gjithsesi, PS në këtë qytet ka fituar shumicën në Këshill Bashkiak, rezultat ky që sipas Kumbaros do të shërbejë për të reflektuar.

“Qytetarët e Memaliajt zgjodhën ndryshe, dhe ne i kuptojmë mesazhet e tyre për të reflektuar e për t’u kthyer në Memaliaj më të fortë. E pavarësisht kësaj, edhe në Memaliaj Partia Socialiste do të ketë shumicën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak, si siguria më e madhe për të çuar përpara punët e mira për banorët e tij”, përfundon Kumbaro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

“Bëhu burrë” – Baton Haxhiu e Agron Shehaj vënë një bast
Lajme

“Bëhu burrë” – Baton Haxhiu e Agron Shehaj vënë një bast

11/05/2025
Exit Poll-i: PS ruan 3 mandate në Gjirokastër, 8 në Vlorë
Kryesore

Exit Poll-i: PS ruan 3 mandate në Gjirokastër, 8 në Vlorë

11/05/2025
Lazarati nuk zhgënjen, njësia me pjesëmarrjen më të lartë në Gjirokastër (Shifrat)
Lajme

Hapet kutia e parë, sa vota kanë marrë PS e PD

11/05/2025
Lazarati nuk zhgënjen, njësia me pjesëmarrjen më të lartë në Gjirokastër (Shifrat)
Kryesore

Lazarati nuk zhgënjen, njësia me pjesëmarrjen më të lartë në Gjirokastër (Shifrat)

11/05/2025
Berisha tregon nëse do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve
Kryesore

Berisha tregon nëse do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve

11/05/2025
Zgjedhjet, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi
Kryesore

Zgjedhjet, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi

11/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

“Bëhu burrë” – Baton Haxhiu e Agron Shehaj vënë një bast

“Bëhu burrë” – Baton Haxhiu e Agron Shehaj vënë një bast

11/05/2025
Exit Poll-i: PS ruan 3 mandate në Gjirokastër, 8 në Vlorë

Exit Poll-i: PS ruan 3 mandate në Gjirokastër, 8 në Vlorë

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al