• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga sot, Rusia merr drejtimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

01/04/2023
Nga sot, Rusia merr drejtimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Të shtunën, në atë që disa kritikë thonë se tingëllon më shumë si një shaka e 1 prillit sesa si realitet, Rusia mori presidencën e rradhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për këtë muaj.

Me luftën e Rusisë në Ukrainë që po hyn në muajin e 14-të, një urdhër-arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për presidentin Vladimir Putin dhe planet e Moskës për të dislokuar armë taktike bërthamore në Bjellorusinë fqinje, kritikët po shtrojnë pyetjen se si Rusia mund të drejtojë organin më të fuqishëm të OKB-së.

“Pyetja është shumë e qartë: A mundet krimineli i luftës të drejtojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së?”, tha Andrius Kubilius, anëtar lituanez i Parlamentit Evropian gjatë një seance për Putinin, të mërkurën.

Më 17 mars, Gjykata Penale Ndërkombëtare me bazë në Hagë lëshoi një urdhër arresti për udhëheqësin rus për rolin e tij në rrëmbimin dhe dërgimin e paligjshëm të mijëra fëmijëve ukrainas në Rusi.

“Unë mendoj se njerëzit po e shohin këtë nga një këndvështrim i gabuar. Mendoj se njerëzit duhet ta kuptojnë se ky muaj është më shumë një dhimbje koke sesa një avantazh për rusët”, tha për Zërin e Amerikës Richard Gowan, Drejtor i çështjeve të OKB-së në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

“Nëse ata përpiqen të përdorin presidencën për të krijuar telashe për ukrainasit, ose për të përhapur rrëfimet e tyre për luftën, ata thjesht do të përballen me një numër të madh goditjesh”, shtoi ai.

Këshilli i Sigurimit, me 15 vende anëtare, është organi më i fuqishëm i OKB-së. Ai mund të marrë vendime për kryerjen e veprimeve ushtarake, dislokimin e paqeruajtësve, vendosjen e sanksioneve ndaj një vendi ose individi dhe mund të rekomandojë hetimin e rasteve të mundshme të krimeve të luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit e marrin presidencën me rotacion, sipas rendit alfabetik (të bazuar në gjuhën angleze). Hera e fundit që Rusia kishte presidencën e radhës ishte shkurti i vitit 2022. Në ditën e 24-të të presidencës së saj, Presidenti Putin filloi të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” në Ukrainë, duke kryer një shkelje flagrante të Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare.

Ruanda është i vetmi vend që ka humbur presidencën e radhës në vitin 1994 për shkak të gjenocidit në vend, sipas Raportit të Këshillit të Sigurimit, një institut që studion transparencën dhe efektivitetin e këtij organi të OKB-së. Në atë kohë, Ruanda ishte një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Në vend të Ruandës, Spanja mori presidencën e radhës.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha të enjten se një vend që “shkel në mënyrë flagrante Kartën e OKB-së” dhe sulmon fqinjin e tij nuk ka vend në Këshillin e Sigurimi, por nuk ka “asnjë rrugë të mundshme ligjore ndërkombëtare” për ta shmangur këtë.

Ukraina është e indinjuar që Rusia është në Këshillin e Sigurimit, dhe veçanërisht tani ka presidencën e radhës. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se presidenca e Moskës është një “shaka e rëndë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Qarku Gjirokastër, Libohova me pjesëmarrjen më të lartë, Dropulli më të ulët (Shifrat)
Kryesore

Qarku Gjirokastër, Libohova me pjesëmarrjen më të lartë, Dropulli më të ulët (Shifrat)

11/05/2025
E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47
Kryesore

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

11/05/2025
KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani
Kryesore

KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

11/05/2025
Voton Berisha: Do të kemi një ditë të dytë vere!
Kryesore

Voton Berisha: Do të kemi një ditë të dytë vere!

11/05/2025
Voton kryeministri Edi Rama
Kryesore

Voton kryeministri Edi Rama

11/05/2025
Radhë në Kakavijë, thirrje palës greke: Shtoni sportelet!
Kryesore

Zgjedhjet, fluks në Kakavijë

11/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Qarku Gjirokastër, Libohova me pjesëmarrjen më të lartë, Dropulli më të ulët (Shifrat)

Qarku Gjirokastër, Libohova me pjesëmarrjen më të lartë, Dropulli më të ulët (Shifrat)

11/05/2025
E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al