• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të pathënat e trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi, ja metodat e reja që përdorin grupet kriminale

20/03/2023
Ngarkuan makinën me drogë në kufi dhe u nisën për Athinë, kapen dy të rinjtë shqiptarë

Mediat greke i kanë kushtuar një reportazh rrjetit të trafikantëve të drogës të cilët përdorin shtetas të pastrehë për të transportuar lëndën narkotike nga kufiri greko-shqiptar drejt Athinës.

Më 11 mars, efektivët e policisë së Igumenicës arrestuan një person i cili po transportonte një sasi prej 66.9 kg kanabis me makinë. Lënda narkotike ishte e ndarë në 45 pako.

Personi i arrestuar ka deklaruar në polici se nuk ka lidhje me rrjetin e trafikantëve. Ai ka deklaruar se është i pastrehë dhe se një person i kishte ofruar një shumë prej 2000 eurosh për të transportuar disa “produkte”.

“Unë jam i pastrehë. Unë fle në sheshin në Kato Patisia me të pastrehë të tjerë”, tha në polici drejtuesi i makinës, një 51-vjeçar grek. “Të martën e kaluar m’u afrua një i panjohur, i cili u prezantua si “Jani”. Siç kuptova nga theksi i tij, ai ishte shqiptar. Më pyeti nëse isha i interesuar për një punë. Sigurisht i thashë që isha i interesuar”.

Kjo nuk është hera e parë që policia dëgjonte një histori të tillë. Rrjeti që transporton marijuanën nga kufiri greko-shqiptar për në Athinë rekruton njerëz të pastrehë.

Shoferi në Igumenicë vazhdoi: “Më tha se do të më jepte 2000 euro nëse do të transportoja disa gjëra në emër të tij. E pyeta se çfarë gjërash dhe më tha se e kuptoja se për çfarë bëhej fjalë. Sot në mëngjes (11 mars) ai mbërriti tek sheshi ku fle me makinën që më kapët. Ai më dha para për shpenzimet e rrugës, gazin dhe benzinën dhe çelësat e makinës. Ai më tha se do të më jepte pjesën tjetër të parave kur të kthehesha me ‘gjërat’ në Athinë”.

Policia konstatoi se makina i përkiste një 81-vjeçari, banues në Athinë, per të cilin nisi kërkimin. Herët pasdite, ai u paraqit në një stacion policie në Athinën perëndimore për të denoncuar vjedhjen e automjetit dhe u arrestua. Ai tha se ia kishte dhënë makinën për disa orë një shqiptari që e njihte muajt e fundit, por pranoi se dinte pak për të.

“Njerëz të organizuar të trafikut të drogës përdorën klientin tim, i cili ndodh të jetë përdorues kronik i kanabisit”, tha për median “Magazine” avokati i 81-vjeçarit, Kostas Dimopoulos. “Akuza e bashkëpunimit moral në veprën e rastit të trafikut të lëndëve narkotike është dobësuar nga vetë provat e sjella gjatë procesit hetimor, por edhe nga faktet objektive, si rezultat i të cilave ai u la i lirë”, shtoi ai.

Një oficer policie në zonën e Epirit me një shërbim të gjatë në Sektorin e Narkotikëve tha për “Magazine” se nuk ishte hera e parë që dëgjonte një histori të ngjashme.

“Rrjeti që fiton miliona nga tregtia e kanabisit në kufirin greko-shqiptar, ndonjëherë zgjedh të pastrehët për transport. Këta njerëz kanë shumë nevojë dhe rrjeti i përdor. Në rastin më të keq, pra arrestimi i tyre, rrjeti kupton se thjesht do të humbasë një ngarkesë droge”.

I njëjti punonjës policie kujtoi një rast jashtë Janinës.

“Ne kishim ndalur një makinë pak pas doganës së Kakavijës. Ajo ishte e ngarkuar me më shumë se 100 kilogramë kanabis, por elementi i veçantë ishte shoferi. Na tha menjëherë se ishte i pastrehë, në fakt jetonte në makinë, në të cilën përveç drogës kishte edhe batanije, bidona gazi dhe pako me sheqer”. I njëjti person tha se ishte paguar 1500 euro për të transportuar kanabisin nga kufiri greko-shqiptar në Athinë, me rrezikun më të vogël të mundshëm për anëtarët e rangut të lartë të rrjetit.

Njerëzit në kufi shpjegojnë se pjesa më e madhe e drogës së kapur në Igumenicë, çuditërisht, nuk kalon nga porti, por arrin në Greqi në një mënyrë më pak të njohur: Nga e ashtuquajtura “zona e kuqe” e Sajadhës. Është një brez i territorit grek në fund të Thesprotisë, pak në veri të Igumenicës, i cili shtrihet për disa kilometra drejt Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Me armë pa leje në shtëpi, ndalohet 39-vjeçari nga Përmeti
Kryesore

Hyri me dhunë në banesën e një gruaje, arrestohet 47-vjeçari në Përmet

13/05/2025
11 maji, pse lista e hapur e PS janë e vetmja garë në Gjirokastër
Kryesore

Numërohen votat e Dropullit, ja cili është kandidati më i votuar

13/05/2025
Kryesore

Tritan Shehu hesht për humbjen, falënderon vetëm Lazaratin: Fshati është persekutuar nga regjimi i Ramës

13/05/2025
Diaspora vendos ndarjen finale të mandateve në Vlorë, PS synon të nëntin, Lapaj synon të parin
Kryesore

Diaspora vendos ndarjen finale të mandateve në Vlorë, PS synon të nëntin, Lapaj synon të parin

13/05/2025
Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Me armë pa leje në shtëpi, ndalohet 39-vjeçari nga Përmeti

Hyri me dhunë në banesën e një gruaje, arrestohet 47-vjeçari në Përmet

13/05/2025
11 maji, pse lista e hapur e PS janë e vetmja garë në Gjirokastër

Numërohen votat e Dropullit, ja cili është kandidati më i votuar

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al