• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Aktori nga Saranda rrëfen hapur problemet me shëndetin mendor: U shtrova dhe tek ‘pesa’, ikja nga shfaqjet prej sulmeve të panikut, bëhesha shumë keq

16/03/2023
Aktori nga Saranda rrëfen hapur problemet me shëndetin mendor: U shtrova dhe tek ‘pesa’, ikja nga shfaqjet prej sulmeve të panikut, bëhesha shumë keq

Aktori i humorit Albano Bogdo ka rrëfyer problemet me shëndetin mendor. I ftuar në “Opinion” një natë më parë, Bogdo tha se ka vuajtur nga ankthi në adoleshencë, por mjekët në Sarandë, qyteti ku dhe është rritur, nuk e identifikonin dot se çfarë kishte. Më pas, Bogdo tregoi se erdhi në Tiranë ku vuante nga sulmet e panikut që e kanë detyruar edhe të shtrohej në spital. Ai shtoi më tej se në disa shfaqje nuk ka marrë pjesë si pasojë e sulmeve të panikut.

Rrëfimi i Bogdos:

Unë kam vuajtur nga ankthi që në adoleshencën e hershme. Nuk e di, kisha ankth pa shkak, duke ndenjur në mësim ose në shtëpi. Më rriteshin të rrahurat e zemrës, mbushesha me djersë të ftohta. Më dukej sikur do vdisja. Nga mosdija si unë, si doktorët që kanë qenë në Sarandë, shkonim në spitale më bënin analiza zemre, tiroide. Më çonin në qorrsokak se nuk dinin çfarë të thonin. Më masnin të rrahurat e zemrës se i kisha 140-150 më thonin s’janë normale. Kur erdha në Tiranë prapë e njëjta gjë. Sëmuresha, shkoja tek doktori i zemrës. Derisa një ditë më çuan me zor në një psikolog. Me zor në kuptimin që i thosha nuk kam gjë nga mendja, e kam te zemra. Nuk kishte lidhje me turpin. Fola me atë psikologen ishte femër, më bëri më keq. Më dha ca kështu bimore… Unë në këtë kohë kisha kaluar në çrregullime paniku. Nuk kisha më ankth. Kishte filluar të më zinte paniku, bëhesha shumë keq. Punoja tek Apartamenti 2XL atëherë, 3-4 herë kam ikur nga shfaqja sa do fillonte shfaqja. Sa më anonçohej emri, unë isha Albano Bogdo, unë nuk dilja në skenë, dilja nga godina, ikja fare, ikja në spital. Aq shumë keq bëhesha. Shkoja në spital, i kisha të rrahurat e zemrës 160-170. Tensionin shumë të lartë. Vazhdonin prapë më vizitonin për zemrën… Nga zemra s’kam asgjë. Një farmaciste. Kam qenë në shtëpi, ka qenë verë. Një farmaciste padashje sepse kishte të bijën që vuante të njëjtën gjë. Më tha, ti ke panik, duhet të shkosh në një psikiatër. I kam hipur taksisë menjëherë, kam shkuar tek “Pesa”, nuk e vrisja mendjen. Kam qenë aq keq saqë nuk e vrisja mendjen. Le të thonin jo është i çmendur… Psikiatria më dha një kokërr sa të qetësohesha për atë natë. U qetësova, u vizitova. Mu duk sikur u shërova nja 3 muaj. Vazhdoi prapë, të rikthehet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë
Lajme

Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë

12/05/2025
“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?
Lajme

“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?

12/05/2025
Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS
Lajme

Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al