• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Një veteriner në Gjirokastër, një inxhinier në Tepelenë, Roland Bejko prezanton kandidatët e PD-së së vulës (VIDEO)

15/03/2023
Një veteriner në Gjirokastër, një inxhinier në Tepelenë, Roland Bejko prezanton kandidatët e PD-së së vulës (VIDEO)

Roland Bejko tregon emrat e propozuar për kandidatë të Partisë Demokratike në Gjirokastër dhe Tepelenë, për zgjedhjet e 14 majit.

“Partia Demokratike vazhdon pregatitjet për zgjedhjet edhe në Qarkun e Gjirokastrës.

Në cilësinë e anëtarit të kryesisë së PDSH, së bashku me Prof. Myzafer Elezi, anëtar i Këshillit Kombëtar, ish kandidat për deputet, ishim të dielën mes demokratëve të Tepelenës e Gjirokastrës ku u zhvilluan takime (me dy-tre vetë siç duket dhe në foto) me kryesitë dhe anëtarët e PD-së në këto bashki.
Qëllimi i takimit kish të bënte me konfirmimin e propozimeve për kandidatët për kryetarë bashkie, të propozuar qysh në primaret e 2020-ës, si dhe u bënë propozime të reja.

Në Tepelenë, kandidat për kryetar bashkie u propozua njëzëri Ing. Sokol Guga. Ndërsa, për bashkinë Gjirokastër u propozuan Shemsho Lamaj, veteriner, biznesmen, Matilda Koça, arsimtare dhe Çlirim Rabaj, avokat. Në vazhdim do proçedohet me përcaktimin përfundimtar të kandidatit për kryetar bashkie, dhe listën e këshilltarëve sipas kodit zgjedhor.

Nga takimi u bë thirrje kandidatëve të pjesës tjetër të PD, të foltores, që të marrin në konsideratë ftesën e PD-së për tu bërë së bashku në zgjedhjet vendore të 14 majit. Për këtë qëllim u mandatua edhe një përfaqësi prej pesë anëtarësh të kryesisë që të bisedojnë me palën tjetër për gjetjen e një dakordësie për të dalë definitivisht me një kandidat të vetëm.

Kush do realisht fitoren, nuk besojmë se do guxojë me fudullëk të na shesë dëngla shumice në të gjitha bashkitë e qarkut Gjirokastër, pasi statistikat e zgjedhjeve të më parshme janë një shpullë e fortë për këdo delirant lokal a qendror që beson se një PD e ndarë, do ketë mundësi të fitojnë ndonjë bashki në këtë zonë.

Jemi në pritje të një reagimi serioz e gjithëpërfshirës. Ndryshe, arroganca do marrë mbrapsht koston që i takon, sepse PD do presë një reagim nga pala tjetër deri më dt 20 mars, më tej, do shpallë gjithë kandidatët e vet në bashkitë e këtij qarku si për kryetarë, ashtu dhe për këshilltarë bashkie”, shkruan ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

11 maji, pse lista e hapur e PS janë e vetmja garë në Gjirokastër
Kryesore

Numërohen votat e Dropullit, ja cili është kandidati më i votuar

13/05/2025
Kryesore

Tritan Shehu hesht për humbjen, falënderon vetëm Lazaratin: Fshati është persekutuar nga regjimi i Ramës

13/05/2025
Diaspora vendos ndarjen finale të mandateve në Vlorë, PS synon të nëntin, Lapaj synon të parin
Kryesore

Diaspora vendos ndarjen finale të mandateve në Vlorë, PS synon të nëntin, Lapaj synon të parin

13/05/2025
Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

11 maji, pse lista e hapur e PS janë e vetmja garë në Gjirokastër

Numërohen votat e Dropullit, ja cili është kandidati më i votuar

13/05/2025

Tritan Shehu hesht për humbjen, falënderon vetëm Lazaratin: Fshati është persekutuar nga regjimi i Ramës

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al