• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kandidati i opozitës në Libohovë thyen heshtjen: Garën nuk e kam me kushëririn. Unë jam i votuar, jo i emëruar. Tani prova është në dorën tuaj

13/03/2023
Primaret në Libohovë, shpallet fitues kandidati i vetëm

I pari që ka thyer heshtjen mes dy kushërinjve të parë në garën për Libohovën në 14 maj është Adil Xhelili, i mbështetur nga grupimi i Sali Berishës në Partinë Demokratike. Përmes një deklarate ai thotë se është “kandidat i votuar dhe jo i emëruar“, duke nënkuptuar kështu kushëririn nga Partia Socialiste, Leonard Hide.  E megjithatë Xhelili thekson se garën nuk e ka me kushëririn, por me modelin e qeverisjes ndryshe që kërkon të ofrojë. Në fund ai ua kalon sfidën votuesve teksa thotë se “tani prova është në dorën tuaj”. Më poshtë deklarata e plotë e Xhelilit.

Për bashkëqytetarët e mi! Që prej datës 4 dhjetor 2022, jam në garë si kandidat për kryetar bashkie i Libohovës, propozuar nga antarësia e Partisë Demokratike, i votuar po nga kjo antarësi dhe simpatizantët me formulën ” një antar, një votë”, pra një kandidat i votuar dhe jo i emëruar. Pavarësisht kësaj, ajo që më ka motivuar më shumë për të sprovuar veten në një garë të ndershme, ka qenë mbështetja e padiskutueshme e JUAJA në të paktën 10 vitet e fundit, për të mos thënë në gjithë vitet më të rëndësishme së jetës sime, ku falë profesionit si arsimtar, drejtues e menaxhues, jam përpjekur të bëj më të mirën në dobi të punës dhe misionit tim. Parimi im ka qenë, të mbaj larg politikën dhe qëndrimet personale ndaj njerëzve të mi dhe kësaj ia kam dalë me këmbëngulje dhe mirëkuptim. Sot jam para një fakti që kundërshtari im, është kushëriri im.

Të dashur miq! Garën time nuk e kam me të! Garën time e kam me modelin qeverisës që ofroj, me punën që ofroj dhe me vizionin tim kundër një modeli të deritanishëm hermetik, abuziv dhe shpresëhumbur. Që në nisje të garës jam i fituar sepse unë kam ardhur si produkt i juaji, me bindjen time të plotë e të pandikuar, i lirshëm e ne mbështetje masive.

Motivi im: Të rikthejmë pushtetin vendor në dobi të njerëzve dhe jo në dobi të etjes për pushtet! Asnjeherë nuk e kam menduar dhe besuar se mund të meritoj diçka në mënyrë të padrejtë, në kurriz të dikujt tjetër apo i ndikuar nga dikush tjetër. Familja, besimi, vendlindja për mua janë të shenjta, mbi to nuk ka të tjerë. Kurani dhe Bibla e mëson njeriun të jetë i duruar, të luftojë të keqen, të nderojë parardhësit e të mos reshtë për fëmijët. Historia e Jozefit apo e Judës u kanë dhënë leksione njerëzimit se si të sillen me njeri-tjetrin, por më shumë u kanë mësuar se si të falin. Sprova ime: Të fitoj bashkë me JU këtë garë, duke sjellë një bashki për JU, një drejtim e menaxhim dinjitoz, transparencë dhe vendimarrje të drejtë. Tani prova është në dorën TUAJ!

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë
Lajme

Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë

12/05/2025
“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?
Lajme

“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?

12/05/2025
Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS
Lajme

Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al