• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Policia zbardh dinamikën/ Ja si ndodhi atentati në Tiranë, 1 grua e vrarë, 5 të plagosur (VIDEO)

13/03/2023
Policia zbardh dinamikën/ Ja si ndodhi atentati në Tiranë, 1 grua e vrarë, 5 të plagosur (VIDEO)

Shtetësja Mimoza Paja, 60 vjeç, ka mbetur e vdekur sonte në Tiranë pas një atentati me armë në një lokal në pronësi të shtetasit Fation Murati. Policia e Shtetit tha zyrtarisht se të plagosur kanë mbetur 5 persona, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Mes të plagosurve është dhe një fëmijë, një vajze 10 vjece. Nga të dhënat paraprake që bëri me dije Alket Shatro nga Policia e Shtetit, autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash nga jashtë lokalit. Viktima punonte si pastruese në lokal edhe nuk ishte ajo shënjestra e atentatit. Të plagosur janë shtetasit; Sahit Murati; Astrit Meraj; Emanule Sala; Ermir Bejuku; Genc Shohalli

Dinamika e ngjarjes sipas Policise se Shtetit

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri. Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M.,42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.  Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.

https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2023/03/WhatsApp-Video-2023-03-12-at-9.57.39-PM.mp4
Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë
Lajme

Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë

12/05/2025
“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?
Lajme

“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?

12/05/2025
Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS
Lajme

Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al