• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Prisni bishtat e korrupsionit nëpër zyra”, Rama prezanton Dallëndyshe Bicin në krye të Kadastrës

11/03/2023
“Prisni bishtat e korrupsionit nëpër zyra”, Rama prezanton Dallëndyshe Bicin në krye të Kadastrës

Krah Artan Lames, Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në një ceremoni zyrtare Dallëndyshe Bicin në krye të Kadastrës. Në fjalën e tij Rama tha se puna e bërë deri më tani është e madhe, por jo e mjaftueshme. Prioritet i prioritteve tha Rama ndër të tjera do të jetë prerja e bishtave të korrupsionit që lëvizin nëpër zyra.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Sot kemi një bazë nga e cila mund të shkojmë me shpejtësi më tutje që është teknologjia dhe proceset e nisura na kanë dhnë mundësinë të shërbejmë pa radha dhe qytetarët ta kërkojnë shërbimin on line. Por jemi në kushte kur cikli mbetet I hapur sepse përgjigjet jepen ende me letër. Na duhen hapa të shpejtë dhe zgjidhje radikale për të mbyllur procesin.

Kadastra është banka më e rëndësishme e vendit, është banka e pasurive të paluajtshme dhe kërkon që të sillet si e tillë dhe të funksionojë si e tillë, në të gjitha aspektet. Mbyllja përfundimtare e konktakteve dhe skemës së organizimit. Na takon të kërkojmë shumë më tepër nga vetja cdo ditë. Duhen eleminuar të gjitha zonat ndarëse, s’ka më me zona e me cifligje sfera influence.

Kadastra dhe I gjithë personeli duhet të hyjë tërësisht pas ekranit dhe të zhvillojë gjithë veprimtarinë e vet. Do duhet një bashkëpunim shumë i ngushtë me AKSHI-n që procesi të marrë një tjetër vrull dhe të hyjë në një tjetër fazë. Duhet patjetër që të merren masa shumë serioze lidhur me bishtat e të keqes në institucion, të pisllëkut dhe korrupsionit që janë të kudondodhur në kadastër.
Një nga detyrat, të merret me një task forcë të brendshme për të cuar aty ku e kanë vendin të gjithë ata që kanë luajtur për interesa të tyre.

Duhet bashlëpunim edhe me prokurorinë, që ka të bëjë më korrupsionin e të kaluarës. Që prodhon edhe sot AMTP që jepen tani e pretendohet se janë dhënë në ‘91, ndaj duhet të përfshijë edhe institucione të tjera në mes.
Fenomeni i nxjerrjes dhe i kokëdaljes së AMTP në prona të konsoliduara, është një fenomen që nuk duhet të lejohet të marrë formë. Duhet një punë intensive për të trajtuar problemin e përcartjeve të institucioneve lidhur me legalizimet dhe për procesin e dhënies në dorëzim të tokave që janë jashtë rruzullit të 7501.

Duhet në fund të ditës future në punë shërbimi satelitor që puna e kadastrës të marrë dimension teknologjik. Problematika bazë e kadastrës mbetet stabiliteti I burimeve njerëzore dhe cilësia, kërkohet që kadastra të vijojë të blindohet për të mos lejuar influencat e jashtme. Nuk duhet t’i shkojë kujt në mend se Kadastra është një zyrë punësimi. Përgjegjësia është e përgjithshme por edhe politike, ndaj është pjesë e punës së përbashkët ku përgjegjësinë kryesore e ka qeveria.

Për të gjithë ata që punojnë në administratën shtetërore, lidhur me trimërinë dhe frikën. Dëgjoj se janë trembur dhe kanë frikë të firmosin, s ka askush pse të ketë frikë nëse zbaton ligjin.
Procesi i perpjekjes per te vendosur disa pika mbi ‘i’, në raport të zyrtarëve me ligjin duhet të trembi ata që duan ti bëjnë ligjit bisht. Cdo bishtnim në sistemet dixhitale të kadastrës për të bërë truke, dhe do futje e të keqes pas shpinës së shteti nuk do tolerohet. Do ndiqet si prioriteti i prioriteteve.

Një task forcë speciale do ngrihet menjëherë për të prerë bishtat e korrupsionit që lëvizin në zyrat e kadastrës. Ju kemi premtuar njerëzve prona të sigurta dhe shërbimet do i marrin pa lëvizur nga vendi, duke nxjerrë celularin dhe duke e pasur ne telefon pronën e tyre. Është bërë një punë e madhe por e pamjaftushem, ndaj duhet të shkojmë më tutje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al