• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dhimitër Anagnosti si krenari e Vunoit dhe artisti i madh i kombit shqiptar

10/03/2023
Dhimitër Anagnosti si krenari e Vunoit dhe artisti i madh i kombit shqiptar

Nga Aleksandër Çipa

Të enjten në Muzeun Historik Kombëtar, shoqata Vunoi organizoi një aktivitet aq zemërmbushës për regjisorin e madh, Nderin e Kombit dhe Artistin e Popullit Dhimitër Anagnosti, sa rrallëkush me aq dashuri. Është një organizim bijsh e bijash të këtij fshati të Bregdetit të Himarës, i cili nuk ka nevojë për t’u rrëfyer, pasi është i shumëshfaqur në krejt historinë e vendit. Por artisti, Mjeshtri Anagnosti, më i madhi i filmit shqiptar, i vetëmjaftueshëm për çdo krahasim me mjeshtra të filmit nëpër botë, u shfaq në atë sallë të mbushur me bashkëvendas të vet, si një bir i moshuar, por tepër bir.

Ka aq shumë vepër sa harresa në të ardhmen nuk e cek dot. Ka aq shumë identifikim të identitetit dhe tipologjive, mendësisë dhe karaktereve shqiptare, sa dhe kur ndoshta të humbasë e prekshmja, mjafton e shfaqshmja në filmat e tij. Artist i madh dhe, për ne bashkëkohësit, qytetar i madh. Model si një i madh dhe i shquar i Bregut shqiptar.

Falenderimi i tij aq njerëzor, pas dekorimit me një titull simbolik por aq kuptimplotë; ” Krenari e Vunoit” nga organizatorët dhe njësia Kryepleqërore e Vunoit, të sjell natyrshëm në mendje një lutje për Bashkinë e Himarës: Në buxhetin dhe fondet për kulturën, lutemi shënoni posaçërisht një mundësi për bronxin e shtatores që meriton Dhimitër Anagnosti! Artisti i madh që ka fituar nderimin e madh të popullit dhe brezave, artistëve dhe kulturës së madhe Mesdhetare, e meriton të ketë det dhe valë përballë, në përjetësi. Ju punën duhet të bëni, vendin e ka zënë vetë.

Rrofsh e gëzofsh Mjeshtër i madh i vendit tim, Dhimitër Anagnosti! Faleminderit zonja e bukur dhe e vyer e artit dhe skenës shqiptare, Roza Anagnosti! Faleminderit familja Anagnosti! Një duartrokitje vijuese për Vunoin dhe shoqatën ” Vunoi”!

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al