• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shpopullimi masiv i Shqipërisë, Berisha: Pas 16 viteve nuk do të ekzistojmë më!

05/03/2023
Shpopullimi masiv i Shqipërisë, Berisha: Pas 16 viteve nuk do të ekzistojmë më!

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se Shqipëria do të reshtë së ekzistuari si vend pas 16 viteve, nëse largimet e shqiptarëve, vijojnë me të njëjtat ritme. Në fjalën që mbajti në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha tha se kryeministri Edi Rama është kryetar i një organizate kriminale më të rrezikshme në Europë dhe se Partia Demokratike duhet ta luftojë atë. Ai shtoi se demokratët do të angazhohen në të gjitha metodat e luftës me mosbindje civile, paqësore dhe metoda të tjera duke i faktuar atij se do t’i ketë përballë gjer në largimin e tij nga skena politike.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ne duhet ti dalim zot Shqipërisë, duhet ti shkurtojmë kohën e qeverisjes Edi Ramës, kryetar i një organizate kriminale më të rrezikshme në Europë. Ne duhet të angazhohemi në të gjitha metodat e luftës me mosbindje civile, paqësore dhe metoda të tjera duke i faktuar atij se do të na ketë përballë gjer në largimin e tij nga skena politike si një kufomë e vërtetë politike që është sot. Këto detyra të vështira të mëdha, komplekse, i përmbushin dhe do të mund ti përmbushin vetëm misionarët. Dhe ju, anëtarët, simpatizantët tanë sot janë misionarë. Misionarë për shpëtimin e vendit, misionarë për të ndaluar këtë rrokullisje në honet e historisë që ka sot Shqipëria. Një vend që në 8 vite humbet 35 % të popullatës, me këto ritme pas 16 vitesh nuk do të ekzistojë më. O sot o kurrë ti dalim zot dhe ne do ti dalim zot. Por kjo kërkon secili një bilanc personal pune. Çdonjëri nga demokratet, demokratët të përpiqet, të sakrifikojë dhe ju garantoj se sot i kemi bërë, do i bëjmë një shërbim shumë më të madh të Shqipërisë se sa 1991. ’91 ishte një ortek Europian, diktaturat ranë njëra pas tjetrës, kure tani kemi narko shtetin, i cili nëse ne nuk e luftojmë pa kompromis, Edi Rama mund të vazhdojë shitje votash, blerje votash edhe 20 vite. Ndaj dhe pa humbur durimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

11 maji, pse lista e hapur e PS janë e vetmja garë në Gjirokastër
Kryesore

Numërohen votat e Dropullit, ja cili është kandidati më i votuar

13/05/2025
Kryesore

Tritan Shehu hesht për humbjen, falënderon vetëm Lazaratin: Fshati është persekutuar nga regjimi i Ramës

13/05/2025
Diaspora vendos ndarjen finale të mandateve në Vlorë, PS synon të nëntin, Lapaj synon të parin
Kryesore

Diaspora vendos ndarjen finale të mandateve në Vlorë, PS synon të nëntin, Lapaj synon të parin

13/05/2025
Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

11 maji, pse lista e hapur e PS janë e vetmja garë në Gjirokastër

Numërohen votat e Dropullit, ja cili është kandidati më i votuar

13/05/2025

Tritan Shehu hesht për humbjen, falënderon vetëm Lazaratin: Fshati është persekutuar nga regjimi i Ramës

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al