• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nëna e shqiptarit të zhdukur nga tragjedia në Greqi: Më ndihmoni, Denisi muajin tjetër do festonte ditëlindjen

03/03/2023
Nëna e shqiptarit të zhdukur nga tragjedia në Greqi: Më ndihmoni, Denisi muajin tjetër do festonte ditëlindjen

Nëna e shqiptarit Denis Ruçi, i cili vijon të jetë i zhdukur në Greqi, ka bërë apel në media për gjetjen e tij. Mirela Ruçi tha se djali i saj kishte rezervuar një biletë në vagonin e 5-të në ulësen 22. Ajo tha se për herë të fundit kishte folur me të në orën 22:50. Me një zë që i dridhej ajo tha:

“Më tha mami, jam ulur. Do të vonohemi. Nuk më tha se ku është ulur dhe nëse ka shkuar në mensë. Më pas ai ka folur me një shoqe në messenger në orën 23:08. Fëmija im është 22 vjeç. Pas një muaji ai do të kishte ditëlindjen”

Ajo tha se djali i saj nuk është as në listën e të lënduarve dhe as në listën e të vdekurve, ndërsa nuk e di nëse ka qenë në vendin e tij në momentin e përplasjes ose nëse ishte ngritur për të shkuar në vagonin e 2-të që ishte mensa, raportojnë mediat greke.

Madje, ajo u bëri thirrje të rinjve që ishin në tren dhe mbijetuan, që t’i jepnin të paktën një informacion nëse e kishin parë fëmijën e saj. Ajo tha se ka dhënë ADN-në në spital dhe po pret të njoftohet për identifikimin.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë pranë Larisës në Greqi. Treni me 350 udhëtarë që ishte nisur nga Athina për në Selanik është përplasur me një tjetër që po transportonte mallra duke shkaktuar një bilanc tragjik me të paktën 57 të vdekur dhe 85 të plagosur

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

11 maji, pse lista e hapur e PS janë e vetmja garë në Gjirokastër
Kryesore

Numërohen votat e Dropullit, ja cili është kandidati më i votuar

13/05/2025
Kryesore

Tritan Shehu hesht për humbjen, falënderon vetëm Lazaratin: Fshati është persekutuar nga regjimi i Ramës

13/05/2025
Diaspora vendos ndarjen finale të mandateve në Vlorë, PS synon të nëntin, Lapaj synon të parin
Kryesore

Diaspora vendos ndarjen finale të mandateve në Vlorë, PS synon të nëntin, Lapaj synon të parin

13/05/2025
Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

11 maji, pse lista e hapur e PS janë e vetmja garë në Gjirokastër

Numërohen votat e Dropullit, ja cili është kandidati më i votuar

13/05/2025

Tritan Shehu hesht për humbjen, falënderon vetëm Lazaratin: Fshati është persekutuar nga regjimi i Ramës

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al