• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çfarë e shkaktoi dhe pse tërmeti i Turqisë ishte aq vdekjeprurës

06/02/2023
Çfarë e shkaktoi dhe pse tërmeti i Turqisë ishte aq vdekjeprurës

Më shumë se 2700 njerëz janë vrarë dhe mijëra janë plagosur nga tërmeti që goditi Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, në orët e para të mëngjesit të së hënës. Tërmeti, i cili goditi pranë qytetit të Gaziantep, u pasua nga pasgoditje të shumta, mes të cilave njëra ishte pothuajse aq e madh sa goditja e parë.

Pse ky tërmet ishte kaq vdekjeprurës?

Së pari ishte një tërmet i fortë. I regjistruar me magnitudë 7.8 ai klasifikohet si “i madh” në shkallën zyrtare të magnitudës. Ai u shënua përgjatë 100 km të vijës së thyerjes, duke shkaktuar dëme serioze në ndërtesat pranë kësaj zone.

“Nga tërmetet më vdekjeprurëse, vetëm 2 në 10 vitet e fundit kanë qenë me magnitudë ekuivalente dhe vetëm 4 në 10 vitet para tyre” – thotë profesorja Joanna Faure Walker, drejtore e Institutit për Reduktimin e Rrezikut dhe Fatkeqësive në University College London.

Por nuk është vetëm fuqia e dridhjes që shkakton shkatërrim. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur personat ndodheshin brenda dhe flinin. Qëndrueshmëria e ndërtesave është gjithashtu një faktor.

“Për fat të keq infrastruktura në Turqinë Jugore dhe veçanërisht në Siri ka probleme. Shpëtimi i jetëve tani më së shumti varet nga reagimi. 24 orët e ardhshme janë vendimtare për të gjetur të mbijetuarit. Pas 48 orësh numri i të mbijetuarve zvogëlohet jashtëzakonisht” – thotë Dr. Carmen Solana në Universitetin e Portsmouth.

Ky ishte një rajon ku nuk kishte pasur një tërmet të madh për më shumë se 200 vjet ose ndonjë shenjë paralajmëruese. Kështu që niveli i gatishmërisë ishte më i vogël se në një rajon që është më i mësuar të përballet me lëkundjet.

Çfarë e shkaktoi tërmetin?

Korja e Tokës përbëhet nga copa të veçanta, të quajtura pllaka, që mbështeten tek njëra – tjetra. Këto pllaka shpesh përpiqen të lëvizin, por pengohen nga fërkimi me pllakën fqinje. Ndonjëherë presioni rritet dhe njëra pllakë tërhiqet papritur, duke bërë që sipërfaqja të lëvizë. Në këtë tërmet ishte pllaka arabe që lëvizte në drejtim të veriut dhe kërcente mbi pllakën e Anadollit.

Fërkimi i pllakave ka qenë shkaktar për tërmetet shkatërruese edhe në të kaluarën. Më 13 gusht 1822 kjo shkaktoi një tërmet me magnitudë 7.4 ballë në këtë zonë. Megjithatë, tërmeti i shekullit të 19-të shkaktoi dëme më të mëdha në zonë, me 7 000 vdekje të regjistruara vetëm në qytetin e Alepos. Pasgoditjet vazhduan për gati një vit. Edhe tani ka pasur disa pasgoditje pas tërmetit dhe shkencëtarët presin që ato të ndjekë të njëjtin trend.

Si maten tërmetet?

Ato maten në një shkallë të quajtur Shkalla e Madhësisë së Momentit (Mw). Kjo ka zëvendësuar shkallën e njohur si Rihter, që tani konsiderohet e vjetëruar dhe më pak e saktë. Tërmete deri në shkallën 5 ndihen nga njeriu dhe shkaktojnë dëme të vogla. Tërmeti turk me magnitudë 7.8 klasifikohet si i madh dhe zakonisht shkakton dëme serioze, siç ka ndodhur edhe në këtë rast. Çdo gjë mbi 8 shkakton dëme katastrofike dhe mund të shkatërrojë plotësisht komunitetet në qendër të saj.

Si krahasohet ky i sotmi me tërmetet e tjera të mëdha?

Tërmeti në brigjet e Japonisë në vitin 2011 u regjistrua me magnitudë 9 dhe shkaktoi dëme të mëdha në tokë dhe shkaktoi një cunami – i cili pasoi me një aksident të madh në centralin bërthamor përgjatë bregdetit. Tërmeti më i madh i regjistruar ndonjëherë në tokë është 9.5 i regjistruar në Kili në vitin 1960.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al