• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Balluku jep këshilla për lavatriçen, Kumbaro për kondicionerin: A mund ta fikni të kursjemë energjinë? (VIDEO)

07/10/2022
Balluku jep këshilla për lavatriçen, Kumbaro për kondicionerin: A mund ta fikni të kursjemë energjinë? (VIDEO)

Pas Belinda Ballukut që ka këshilluar qytetarët të përdorin në mënyrë eficente lavatricen për të kursyer energjinë elektrike, një tjetër ministre e kabinetit “Rama 3” jep këshilla për të kursyer. Mirela Kumbaro në fund të fjalës së saj në konferencën e nëntë mjedisore për Europën nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ku drejtoi edhe njërin prej paneleve me temë “Turizmi i Qendrueshëm dhe Ekonomia Qarkulluese”, nuk hezitoi të bënte edhe një kritikë për organizatorët.

“A mund ta kontrollojmë pak ajrin e kondicionuar në këtë sallë, në mënyrë që të kursejmë energji, që të mbrojmë klimën nga gazet serrë, por edhe sepse është shumë ftohtë. Ky është hapi i parë, përpara se të vazhdojmë të flasim sërish për ekonominë qarkulluese dhe për turizmin e qëndrueshëm në këtë konferencë kaq interesante të UNECE”, tha Kumbaro duke marrë duartrokitjet e sallës së konferencës ministeriale në Nikosia të Qipros.

Gjatë fjalës së saj, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit foli për bashkëjetesën e turizmit dhe mjedisit, duke prezantuar rastin e Shqipërisë që bashkon dy sektorët e rënësishëm në një ministri.

“Sfidat e viteve të fundit na tregojnë se luftën për një botë më të mirë nuk e fitojnë numrat, por soliditeti i shoqërive, qëndrueshmëria, solidariteti, largpamësia e zhvillimit të qëndrueshëm. Pra, le të ndryshojmë qëndrimin tonë për të rimenduar turizmin, jo vetëm si një aktivitet udhëtimi, por si një zhvillim i qëndrueshëm që ofron kënaqësi, përgjegjësi qytetare dhe emancipim”, u shpreh Kumbaro në konferencën ministrore.

Sipas raportit të fundit të Organizatës Botërore të Turizmit, Shqipëria pati rikuperimin më të shpejtë në Europë të turistëve ndërkombëtarë krahasuar me vitin 2019, dhe po ashtu ka një rritje të sipërfaqes së zonave të mbrojtura në mbi 21% të territorit.

https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2022/10/Kumbaro-UNECE_short.mp4
Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Tërmet Peçi, kandidati më i votuar në Memaliaj (Shifrat)

12/05/2025
Kryesore

Anila Dhimitri, kandidatja më e votuar në Këlcyrë (Shifrat)

12/05/2025
Kryesore

Piro Dhima kandidati më i votuar në Libohovë (Shifrat)

12/05/2025
Lexojeni për zbavitje/ Tritan Shehu nga Gjirokastra: Jam i bindur se rezultati do të jetë i mirë për PD-në
Kryesore

Lexojeni për zbavitje/ Tritan Shehu nga Gjirokastra: Jam i bindur se rezultati do të jetë i mirë për PD-në

12/05/2025
Kryesore

Kanosi gazetarin nga Lazarati, nën hetim i riu nga Picari

12/05/2025
Kryesore

PS fiton edhe Libohovën me rreth 500 vota diferencë (Rezultati)

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Tërmet Peçi, kandidati më i votuar në Memaliaj (Shifrat)

12/05/2025

Anila Dhimitri, kandidatja më e votuar në Këlcyrë (Shifrat)

12/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al