• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kastrati shet koncesionin e Aeroportit të Tiranës për 45 milionë euro…te vetja

19/09/2022
aeroporti, kastrati, shitja, rinas, koncensioni

Kompania koncesionare e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës ka regjistruar këtë muaj një ndryshim të ri të pronësisë direkte. Mbështetur në dokumentacionin e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania Tirana International Airport është shitur nga Kastrati Group tek Kastrati Aviation Holding. Kompania blerëse është themeluar në prill të këtij viti dhe kontrollohet në masën 100% nga i njëjti pronar i Kastrati Group, biznesmeni Shefqet Kastrati.

Në parim, transferimi i pronësisë mes dy kompanive që kanë të njëjtin pronar apo përfitues nuk është praktikë e panjohur dhe mund të ketë arsye apo qëllime të ndryshme.

Në kontratën e shitjes, argumentohet se “është bërë gjithnjë e më evidente se realizimi i synimit për një aeroport modern e bashkëkohor, kërkon përveç kapaciteteve financiare edhe njohuri të posaçme menaxhimi e drejtimi, të lidhura ngushtësisht me industrinë e aviacionit civil, e për këtë arsye, e bën të domosdoshme që administrimi i veprimtarisë së lidhur me koncesionin e TIA, të realizohet nëpërmjet një shoqëri me objekt të posaçëm aktiviteti, të lidhur ngushtësisht dhe vetëm me fushën e aviacionit civil”.

Ekspertët e konsulencës financiare të pyetur nga Monitor shprehen se transferimi i pronësisë mbi një kompani brenda të njëjtit përfitues në teori mund të bëhet për arsye të ndryshme, duke filluar nga nevojat e menaxhimit, sigurimi i financimeve, ofrimi i garancive, diversifikimi i rreziqeve, etj.

Çmimi i shitjes i përcaktuar në kontratë ka vlerën e 45 milionë eurove, që në pamje të parë duket i pazakontë për një transferim pronësie të aksioneve mes dy shoqërive që kanë të njëjtin përfitues. Në raste të ngjashme, zakonisht ndryshimi i pronësisë mbi kuotat bëhet nëpërmjet një marrëveshje transferimi të bazuar në shitjen me një çmim simbolik ose dhurimi.

Në kontratën e shitjes thuhet se “çmimi i shitjes…do të paguhet prej blerësit në disa këste, përmes burimeve ekonomike të cilat do të realizohen nga blerësi, të gjeneruara kryesisht si rezultat i veprimtarisë ekonomike të TIA. Palët me një marrëveshje të veçantë mund të detajojnë mënyrën e pagimit të çmimit të përcaktuar në këtë kontratë.”

Kastrati Group e pati blerë kompaninë TIA në fund të vitit 2020, për një çmim prej 71 milionë eurosh, ndërsa sot po e rishet tek një kompani me të njëjtin përfitues, për një çmim më të ulët, 45 milionë euro.

Aksioneri i vetëm, Kastrati Group, ka raportuar në bilancin e vitit 2021 dividendë të përfituar nga TIA për një vlerë të përgjithshme prej afërsisht 4 miliardë lekësh (rreth 33 milionë euro) nga fitimet e mbartura të TIA. Duke shtuar edhe çmimin e parashikuar në kontratë prej 45 milionë eurosh, Kastrati Group ka marrë tashmë mbrapsht rreth 78 milionë euro në më pak se dy vjet, rreth 7 milionë euro më shumë se çmimi i blerjes në vitin 2020.

qeveria shqiptare, nëpërmjet organit shtetëror të autorizuar, ka miratuar shitjen e re të aksioneve të TIA. Në përgjigjen e tyre, ministret Belinda Balluku dhe Delina Ibrahimaj kanë shprehur dakordësinë e tyre për transferimin e aksioneve dhe kanë përsëritur gatishmërinë e Organit Shtetëror të Autorizuar për të vijuar bashkëpunimin në funksion të mbarëvajtjes së marrëveshjes koncesionare./Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre
Kryesore

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës
Kryesore

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
Policia në alarm, zhduket adoleshenti shqiptar në Irlandë
Lajme

Policia në alarm, zhduket adoleshenti shqiptar në Irlandë

08/05/2025
Aksident, 4 të plagosur pas përplasjes së ambulancës me kamionin
Lajme

Aksident, 4 të plagosur pas përplasjes së ambulancës me kamionin

08/05/2025
Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë
Kryesore

Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë

08/05/2025
PSG kualifikohet në finalen e Champions
Lajme

PSG kualifikohet në finalen e Champions

08/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al