• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Na duhet një President “hundëlesh”

04/05/2022
11 arsye përse nuk do të votoj

Nga Artan Fuga

Së shpejti brenda disa muajsh do të zgjidhet Presidenti i ri i Shqipërisë. Gjithçka po bëhet që procesi i zgjedhjes të degjenerojë në një emërim, që të duket se nuk kishte rrugë tjetër. Disa tipa kujtojnë se zgjedhja e Presidentit bëhet nga populli dhe shfaqen si kandidatura jashtë Kuvendit. Qesharake! Kurse zgjedhja bëhet nga Kuvendi me aq vota sa socialistët i kanë.

Opozita, e re, e vjetër, e vërtetë apo e pavërtetë, e bazës apo e deputetëve burokratë, e ka braktisur çështjen sikurse braktisi mandatet, zgjedhjet lokale dhe tani gjoja nuk do të përlyhet me Presidentin.

Përsëri bojkot i proceseve. Në fakt, opozita e burokracisë partiake e ka bërë edhe më bozë, sepse deklaron se dashka një President me profil politik!? Tamam aq dhe si e do edhe qeveria.

Lëre po dëgjojmë që opozitarët po thonë se Presidenti nuk ka pushtet, kot është, ceremonial. Pra, nuk ia vlen angazhimi.

E kanë shitur këtë çështje, ose nuk kanë këllqe ta përballojnë, ose të zhytur në poste dhe zgjedhje brenda partisë, kanë harruar se ekziston Shqipëria.

Duket sikur Presidenti është i dobët. Në fakt kështu është ekzekutuar roli dhe statusi i presidentit prej dekadash. Por, Kushtetuta, sado e ka cunguar kompetencën e tij, përsëri duhet të dalë një “hundëlesh” që ta trajtojë dhe interpretojë Kushtetutën ndryshe, si duhet, dhe jo në mënyrë timide duke ia lënë të gjitha pushtetet Kryeministrit. Si?

Po ja, Presidenti si shtetari më i lartë dhe përfaqësuesi i unitetit të kombit, nuk ka përse rri prapa dere kur mbahen mbledhje ndërkombëtare ku vendosen fatet e vendit. Si është e mundur që e mbajnë zbritur nga avioni kur ai duhet të jetë atje për të marrë vendime dhe angazhime ndërkombëtare? E ka braktisur kot politikën e Jashtme. Përse të rrijë prapa derës?

Përderisa është përfaqësuesi më i lartë i interesave kombëtarë, është ai që duhet të jetë “hundëleshi”, pra, që të ketë dorë në integrimin evropian. Ministri i Jashtëm duhet t’i raportojë fort edhe atij.

Palé është komandant i Forcave të Armatosura. Të gjithë operacionet ku Shqipëria integrohet në NATO nuk ka se si mos t’i ketë nën kontroll. Është ai që kryeson palën shqiptare në negociata për të shlyer detyrimet tona ushtarake me NATO-n.

Ai emëron Kryeministrin dhe qeverinë. Nëse zgjedhjet nuk janë të lira, të barabarta, të fshehta, ai nuk ka përse i çertifikon ato. Pra, ka mundësi të ketë nën survejim edhe proceset elektorale. Kryeministri duhet të mendohet mirë kur shkon për ta mandatuar dhe emëruar qeverinë.

Ministrat, pa u bindur se vlejnë, i kthen pas po të dojë. Pra, kërkon të propozohen duke marrë pëlqimin e tij paraprak. Pse pak pushtet është për Presidentin nëse dëshiron ta ushtrojë?

Palé edhe anëtarë të Gjykatës së Lartë apo asaj Kushtetuese ka të drejtë të emërojë. Pra, mund ta shndërrojë këtë pushtet që atje ku luhen fatet e drejtësisë shqiptare, të ndikojë, madje fort.

Mund të iniciojë indirekt referendume duke bërë aleanca për këtë me deputetë të ndryshëm dhe duke i nxitur ata ta çojnë vendimmarrjen në popull. E të tjera pushtete që nuk do të duhej të ishin braktisur e lënë kështu pas dore.

Opozita, në vend të kërkojë që kandidaturat për President të dalin në seancë të Kuvendit dhe të shpalosin idetë dhe projektet e tyre për kompetencat e ushtrimit të detyrës të Presidentit, fle, fle, fle.

Dëgjohen edhe zara të administratës në komisione, kurse kandidatura për President nuk ftohen për dëgjim. Kandidaturat duhet të dëgjohen të gjitha, pastaj votimi.

Ne kemi një President që mund të jetë i fortë dhe të mos i anashkalojë pushtetet e tij, por t’i kërkojë dhe t’i marrë sipas Kushtetutës.

Na duhet një President “hundëlesh”. Ky do të ishte një President normal. Nëse Presidenti i ardhshëm nuk do të kërkojë t’i marrë këto kompetenca dhe të tjera që Kushtetuta nuk ia ndalon, por do t’i falë në tavolinë, sigurisht është Kryeministri që do t’i rrëmbejë të gjithë pushtetet dhe as do të pyesë se kush fle në Pallatin e Brigadave, në kafazin prej floriri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Shuplaka që ndezi dy shtetet, Kosova i shpall luftë Shqipërisë
Blog

Shuplaka që ndezi dy shtetet, Kosova i shpall luftë Shqipërisë

14/04/2025
Sekreti
Blog

Sekreti

04/04/2025
Gazetari Ferdinand Dervishi: Ju tregoj përse u përfshiva në listën e “Shqipëria Bëhet”
Blog

Gazetari Ferdinand Dervishi: Ju tregoj përse u përfshiva në listën e “Shqipëria Bëhet”

16/03/2025
Tik Tok dhe një damkë turpi për Ditën e Mësuesit
Blog

Tik Tok dhe një damkë turpi për Ditën e Mësuesit

07/03/2025
Turma do gjak!
Blog

Turma do gjak!

07/03/2025
Rreziku i Republikës së Prokurorëve: Kur Gjykata Kushtetuese dhe Parlamenti nënshtrohen nga frika
Blog

Rreziku i Republikës së Prokurorëve: Kur Gjykata Kushtetuese dhe Parlamenti nënshtrohen nga frika

05/03/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al