• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dy ish-drejtues të Kadastrës Sarandë, njëri në burg e tjetra në kërkim policor

24/03/2022
Dy ish-drejtues të Kadastrës Sarandë, njëri në burg e tjetra në kërkim policor

Katër zyrtarë të Kadastrës së Sarandës, janë vënë në pranga nga policia lokale. Arrestimet janë bërë gjatë operacionit të koduar ‘Heshtja 2’. Gjatë operacionit u arrestuan Andri Dhima, Vasil Lango, Saimir Braho dhe Erliton Ymeri, si dhe u shpall në kërkim shtetasja Kozeta Statha. Kujtojmë që Andri Dhima dhe Kozeta Statha kanë qenë drejtues më parë të Kadastrës Sarandë. Më poshtë njoftimi i plotë i policisë për operacionin.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar ‘HESHTJA 2’. Ekzekutohen masat e sigurisë ‘Arrest në burg’ ndaj 4 shtetasve. Shpallet në kërkim bashkëpunëtorja e tyre. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Hetimi i këtij rasti është bërë në funksion të procedimit penal të regjistruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, në vitin 2021, dhe në bazë të kallëzimit penal të ardhur nga Drejtoria e Antikorrupsionit pranë Ministrisë së Drejtësisë, në vitin 2022.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas një pune hetimore të mirorganizuar, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar ‘HESHTJA 2’. Si rezultat i këtij operacioni, është bërë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndërtimeve pa leje, në Sarandë dhe Ksamil, si dhe janë ekzekutuar masat e sigurisë për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, ndaj 4 shtetasve:

A. Dh., 34 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë ish-drejtor i ASHK Sarandë;

V. L., 37 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Hartografisë, pranë ASHK Sarandë;

S. B., 32 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë hartograf pranë ASHK Sarandë;

E. Y., 37 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë hartograf pranë ASHK Sarandë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasja K. S., 34 vjeçe, lindur në Sarandë dhe banuese në Bolonja, Itali, me detyrë ish-drejtoreshë e ASHK Sarandë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke pajisur në mënyrë të kundërligjshme, me certifikata pronësie, disa shtetas, për pasuri, tokë dhe prona, në zonat bregdetare të qytetit të Sarandës dhe të Ksamilit. Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47
Kryesore

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

11/05/2025
KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani
Kryesore

KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

11/05/2025
Voton Berisha: Do të kemi një ditë të dytë vere!
Kryesore

Voton Berisha: Do të kemi një ditë të dytë vere!

11/05/2025
Voton kryeministri Edi Rama
Kryesore

Voton kryeministri Edi Rama

11/05/2025
Radhë në Kakavijë, thirrje palës greke: Shtoni sportelet!
Kryesore

Zgjedhjet, fluks në Kakavijë

11/05/2025
100-vjeçari hedh votën: Kam votuar që në vitin 1946
Kryesore

100-vjeçari hedh votën: Kam votuar që në vitin 1946

11/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

11/05/2025
KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al