• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazetari shtron pyetjen: Pse mungoi kryetari i Komunitetit Mysliman në inagurimin e Xhamisë së Et’hem Beut?

17/01/2022
Gazetari shtron pyetjen: Pse mungoi kryetari i Komunitetit Mysliman në inagurimin e Xhamisë së Et’hem Beut?

Gazetari Mentor Kikia me anë të një statusi në “Facebook” ngre pyetjen se përse në vizitën e sotme në Shqipëri të Erdoganit, mungonte kryetari i KMSH-së, por edhe anëtarë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Kikia thekson se Turqia në fakt shpesh herë ka tentuar që të ndërhyjë edhe në zgjedhjen e kreut të KMSH-së dhe se anëtarët e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë janë përjashtuar nga vetë Erdogani, sepse janë mbështetës të Gylenit.

Postimi i Mentor Kikisë:

Përse mungon kryetari i Komunitetit Mysliman i Shqipërisë në përurimin e Xhamisë së Et’hem Beut?

Vizita e presidentit turk u përmbyll me një ceremoni të ekzagjeruar festive. Një spektakël në përurimin e thjeshtë restaurimit, të një xhamie, pavarësisht vlerës si monument kulture.

Në atë ceremoni, në sheshin “Skënderbej”, nuk ishte i ftuar presidenti turk, por ishte i ftuar kryeministri i Shqipërisë dhe ca ministra të tij. Çdo gjë aty ishte turke. Nga podiumi, ku lexohej “Arnautllëk”, nga spikeri që fliste turqisht (jo përkthyesi), nga regjia që ishte e fondacionit turk, nga skena, gjithçka ishte e përgatitur nga fondacioni turk.

Lutja për ceremoninë përuruese u mbajt në turqisht, nga një klerik i lartë turk, që kishte ardhur sëbashku me delegacionin nga Turqia. Eshtë pikërisht kleriku që ndodhet më krahun e djathtë të presidetit Erdogan. Presidenti, entuziast, ndërsa shikonte besimtarë që përloteshin kur e shikonin, tha: Ta gëzojmë xhaminë e re.

Vërtet, ta gëzojmë. Shyqyr që Gjykata Kushtetuese nuk shkarkoi Ilir Metën sot, pasi do ta kishim shpallur Erdoganin edhe president, deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

Po kryeministri shqiptar ku e ka Kryetarin e Komunitetit Mysliman?

Vërtet, askush nuk pa një zyrtar të KMSH-së shqiptare. Unë u interesova dhe mësova se KMSH-ja shqiptare ishte përjashtuar nga çdo pikë e agjendës. Edhe kur u përurua xhamia që ndodhet vetëm 200 metra larg selisë së KMSH-së, aty nuk ishte askush.

Asnjë hoxhë, asnjë imam shqiptar.

Përse?

Sepse Erdogani nuk e njeh Komunitetin Mysliman Shqiptar, për shkak se i quan atë mbështetës së rrymës së gylenistëve. Kjo dyshohet se është edhe arsyeja përse është pezulluar ndërtimi i Xhamisë së Madhe të Namazgjasë. Turqia ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet që bëhen për kreun e KMSH-së (përmes imamëve që njihen për mbështetjen ndaj saj), për të mbështetur një kandidat pro turk. Deri tani nuk ia ka dalë. Por nuk është çudi që t’ia dalë në të ardhmen.

Për shkak të rrethanave historike, Kisha Ortodokse ka sot një kryepeshkop të huaj, grek, fakt i cili ka çuar shpesh në përplasje jo pak të vogla në mesin e besimtarëve dhe po kaq shpesh është bërë edhe objekt përplasjesh diplomatike me Athinën.

Nëse do të dorëzojmë edhe drejtimin e Komunitetit Mysliman, atëherë kjo do të jetë e barabartë me një tradhëti kombëtare. Dhe këtu mendoj se nuk duhet të ketë tolerim.

Marrëdhëniet politike, ekonomike dhe ushtarake me Turqinë janë absolutisht shumë të rëndësishme për Shqipërinë. Por, sado miq e vëllezër të jemi, ne nuk duhet të lejojmë asnjë hije të Perandorisë të vërtitet sipër kokës së kombit tonë, qoftë edhe në formën e çallmës së një imami.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Voton Kumbaro: Zgjodha Shqipërinë europiane për fëmijët tanë!

11/05/2025
Tërmet Peçi voton me familjen: Fitoftë më i miri… (VIDEO)
Kryesore

Tërmet Peçi voton me familjen: Fitoftë më i miri… (VIDEO)

11/05/2025
Qarku Gjirokastër, Libohova me pjesëmarrjen më të lartë, Dropulli më të ulët (Shifrat)
Kryesore

Qarku Gjirokastër, Libohova me pjesëmarrjen më të lartë, Dropulli më të ulët (Shifrat)

11/05/2025
E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47
Kryesore

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

11/05/2025
KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani
Kryesore

KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

11/05/2025
Voton Berisha: Do të kemi një ditë të dytë vere!
Kryesore

Voton Berisha: Do të kemi një ditë të dytë vere!

11/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Voton Kumbaro: Zgjodha Shqipërinë europiane për fëmijët tanë!

11/05/2025
Tërmet Peçi voton me familjen: Fitoftë më i miri… (VIDEO)

Tërmet Peçi voton me familjen: Fitoftë më i miri… (VIDEO)

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al