• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dy lajme të mira nga PD-ja

17/06/2021
Dy lajme të mira nga PD-ja

Nga Blendi Kajsiu

Hije trishtimi dhe pes imizmi e mbështollën sërish PD-në dhe fatin e saj… Situata përmblidhet qartë dhe shkurt te fraza monumentale e Arjan Canit se “PD-ja është në pikën e saj më të ulët, por situata mund të bëhet edhe më keq”. Dhe natyrisht pesimizmi është i kuptueshëm. Basha rizgjidhet me 80% të votave pas humbjes së radhës në një proces, që me të drejtë Nishani e quajti “maskaradë zgjedhore”. Ndërkohë, Berisha lëshon deklaratën regresive se mund të kthehet në krye të PD-së, ndërkohë që është në listën e zezë të SHBA-ve.

E megjithatë, pa dashur të ofendoj pesimizmin e Canit dhe analistëve që me të drejtë u dhëmb opozita, përqendrimi tek e shkuara (Basha dhe Berisha) injoron dy fenomene tejet pozitive që 13 qershori prodhoi për të ardhmen e PD-së. Së pari, kandidatët njohën rezultatin e garës dhe nuk do të largohen nga partia. Së dyti, njëri prej kandidatëve, Agron Shehaj, arriti një rezultat impresionues duke marrë mbi 6 mijë vota.

Fakti që kandidatët humbës e njohën rezultatin dhe do vazhdojnë të militojnë brenda PD-së, pavarësisht një procesi zgjedhor tejet të shëmtuar, është një risi pozitive. PDja historikisht ka vuajtur nga largimi i disidencës së brendshme. Kjo ka ndodhur qoftë si pasojë e presionit berishist që shpallte armiq të gjithë ata që nuk ishin dakord me kryetarin (mocionistët e vitit 1992), qoftë si pasojë e mungesës së përvojës politike dhe e padurueshmërisë së disidentëve, apo e idesë se opozita mund të fitohej nga jashtë me ndihmën e ndërkombëtarëve (PDR-ja e Pollos).

Kjo rrjedhje e mendimit ndryshe jo vetëm e varfëroi PD-në, por edhe lehtësoi kontrollin e saj total nga Berisha. Një nga pasojat më problematike të këtij fenomeni ishte eliminimi i lidershipit alternativ. Në një parti ku të gjithë bëheshin berishist, rigjenerimi i lidershipit bëhej i pamundur.

Gara e fundit brenda PD-së për herë të parë ka prodhuar lidershipin alternativ brenda partisë. Dhe ky është lajmi i dytë i mirë që po injorohet nga mediat, që në fakt kanë meritë në këtë proces, sepse e kanë promovuar këtë lidership.

Agron Shehaj mori më shumë se 6 mijë vota. Një rezultat impresionues nga një kandidat që nuk është zar i Berishës, që bëri vetëm 2 javë fushatë dhe u përball jo vetëm me kryetarin në detyrë, por edhe me listat e Jeminit.

Ndaj lajmi kryesor i zgjedhjeve të 13 qershorit në PD-në nuk është rizgjedhja e Bashës por rezultati i Agron Shehaj dhe fakti që ai do vazhdojë të militojë brenda PD-së. Ai tashmë përbën një alternativë reale ndaj Bashës, përfaqëson një fraksion të rëndësishëm të mendimit ndryshe që i ka të gjitha shanset të kthehet në shumicë në të ardhmen e afërt, duke e rritur dhe jo rrudhur anëtarësinë e PD-së. Nëse lidershipi i fortë i Berishës u merrte frymën fraksioneve, dobësia e Bashës dhe koleksioni i tij në rritje i humbjeve elektorale e bën të vështirë eliminimin e tyre dhe të lidershipit alternativ brenda PD-së. Ndaj, qoftë Shehaj, qoftë Kadilli, sidomos nëse bashkohen, mund të krijojnë një grupim të fuqishëm që do ta sjellë PD-në në epokën e saj postberishiste.

Natyrisht, ekziston mundësia që Basha të marrë stafetën anti apo post-Berisha. Analistë si Mero Baze, që e njohin mjaft më mirë se unë PD-në, argumentojnë që në shtator ka shumë mundësi që Basha të prishet me Berishën. Me shumë gjasa, Baze ka të drejtë, pasi Berisha do bëhet një peshë gjithnjë e më e papërballueshme për PD-në.

E megjithatë, mendoj se do jetë e pamundur për Bashën të humbasë mbështetjen e Berishës dhe të mbajë PD-në. E vetmja arsye se përse ai rizgjidhet në krye të PD-së është sepse ka pasur ose mbështetjen ose moskundërshtimin e Berishës. Përndryshe anëtarët e kësaj partie e dinë shumë mirë që ai nuk i sjell dot në pushtet.

Ndaj në momentin që ai humbet mbështetjen e Berishës do ta ketë shumë të vështirë të mbajë partinë. Anëtarët e PD-së mund ta tolerojnë braktisjen e Berishës vetëm për të ardhur në pushtet. Pra, midis Berishës dhe pushtetit, ata do të zgjidhnin këtë fundit.

Problemi është se anti-Berishizmi do i hiqte Bashës edhe atë pak kredibilitet që i ka mbetur, duke vulosur si brenda edhe jashtë partisë imazhin e tij si politikan pa shtyllë kurrizore. Është po aq e vështirë për Lulzim Bashën të ndahet nga Berisha sot saç ishte për Ramiz Alinë dje të ndahej nga Enveri.

Nga ana tjetër, alternativa post-Berisha ekziston tashmë në PD. Në një garë të lirë ku Basha nuk do kishte mbështetjen e Berishës, ai vështirë se do ta fitonte partinë përballë kandidaturave të reja si Agron Shehaj që kanë shumë më shanse ta sjellin PD-në në pushtet duke lënë pas berishizmin.

Sidomos po të kemi parasysh se humbja e Bashës përballë Ramës është pothuajse e garantuar në zgjedhjet lokale të vitit 2023, dhe me probabilitet të lartë edhe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.

Ndërkohë, narrativa e Agron Shehajt si përfaqësues i një brezi të ri politik, një njeriu energjetik që është bërë me forcat e veta (self-made man), një histori suksesi personal dhe jo privilegjesh familjare, e një ish-të persekutuari e një outsider që s’ka lidhje as me Gërdecin dhe as me 21 janarin, mund ta hedhë në erë narrativën e PS-së si e keqja më e vogël dhe imazhin e lodhur të Ramës në vitin 2025.

Ndaj si për Berishën, ashtu edhe për Bashën, do jetë gjithnjë e më e vështirë të ndalojnë të ardhmen e PD-së. Dhe ky është një lajm i mirë jo vetëm për opozitën, por edhe për Shqipërinë./panorama

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
Asnjë votë për dorën që godet edhe të vetët!
Blog

Asnjë votë për dorën që godet edhe të vetët!

11/05/2025
Artan Fuga: A kishte të dashur Skënderbeu apo shkonte me shërbëtoret?
Blog

Artan Fuga: Kujt nuk ia jap votën në 11 maj

09/05/2025
Shuplaka që ndezi dy shtetet, Kosova i shpall luftë Shqipërisë
Blog

Shuplaka që ndezi dy shtetet, Kosova i shpall luftë Shqipërisë

14/04/2025
Sekreti
Blog

Sekreti

04/04/2025
Gazetari Ferdinand Dervishi: Ju tregoj përse u përfshiva në listën e “Shqipëria Bëhet”
Blog

Gazetari Ferdinand Dervishi: Ju tregoj përse u përfshiva në listën e “Shqipëria Bëhet”

16/03/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al