• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kryerja e kolaudimit të automjeteve nga shteti, DPSHTRR vendos të mbajë të pandryshuara tarifat e shërbimit

06/01/2021
Vendimi i qeverisë/Shtyhet me tre muaj vlefshmëria e kolaudimit të automjeteve

Tarifat e kontrollit teknik të makinave nuk do të ndryshojnë edhe pas ofrimit të këtij shërbimi nga shteti.
Për këtë arsye qeveria miratoi në dhjetor Aktin Normativ që mundëson 3 muaj shtesë për ata drejtues mjetesh që u ka përfunduar afati i kolaudimit në muajt e fundit të vitit të kaluar edhe në 2021.
Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe shpjegoi për Monitor se si duhet të veprojnë pronarët e mjeteve të qarkullimit në këtë fazë tranzitore të kalimit të shërbimit nga privati te shteti.

“Drejtuesit e mjeteve përfitojnë 3 muaj afat shtesë vlefshmërie kolaudimi falë aktit normativ të qeverisë, një ndihmesë për qytetarët por edhe lehtësi për fazën e tranzicionit të shërbimit të kolaudimit nga koncesionari tek DPSHTRR! Kështu, të gjithë drejtuesve të mjeteve që u përfundon afati i kolaudimit, kurdo qoftë, në 2020-ën apo në 2021-shin do të përfitojnë 3 muaj shtesë vlefshmëri të certifikatës së kontrollit teknik.
Në momentin e pagesës së taksave vjetore, ose të kryerjes së rinovimit të dokumentacionit të mjetit çdo rajonale e DPSHTRR-së do vendosë shënimin përkatës në lejen e qarkullimit të mjetit për shtesën e afatit për kolaudimin, shënimi do shfaqet edhe për ata që i paguajnë taksat online sikurse do vlejë edhe për regjistrimet e reja të mjeteve me kilometra. Ndërkohë DPSHTRR po punon për përgatitjet, përditësimet, ndërhyrjet në logjistikë fizike e virtuale në qendrat e kontrollit teknik të cilat nga 1 janari 2021 kanë kaluar në administrimin e këtij enti, për të mundësuar rifillimin e shërbimit sa më parë”.

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, tha se së shpejti pritet të kalojnë për miratim në Parlament edhe ndryshimet në Kodin Rrugor, që sipas kreut të DPSHTRR-së do të sjellin një skemë të re të kontrollit teknik të mjeteve rrugore.

“Ndërkohë i qëndrojmë asaj që kemi thëne edhe në dhjetor me paketën e ndryshimeve në Kodin Rrugor, që u miratua në qeveri në dhjetor 2020, që kanë kaluar për shqyrtim në Parlament. Pas miratimit nga Parlamenti kjo paketë do të aplikohet duke vijuar me aktet nënligjore për tërë risitë që do të sjellë dhe për të cilat publiku do të informohet në detaje. Me këto ndryshime përcaktohet se për mjetet me 0 km kolaudimi do kryhet pas 3 viteve; për mjetet me km do të kryhet çdo dy vjet; për taksitë, autobuzat, autoshkolla çdo 1 vit. Tarifat nuk do të ndryshojnë.

Për çdo gjë, DPSHTRR po informon qytetarët në webin e saj dhe në rrjetet sociale, mes portaleve e mediave si edhe në çdo drejtori rajonale, pasi faza që jemi është delikate dhe shumë komplekse”.
Në fund të muajit nëntor përfundoi kontrata me koncesionin SGS për kolaudimin e makinave. Më 3 shtator të vitit 2009 nga qeveria e mëparshme u nënshkrua me SGS kontrata për “Dhënien me Koncesion të Shërbimit të Kontrollit të Detyrueshëm Teknik të Mjeteve me Motor dhe Rimorkiove të tyre në Republikën e Shqipërisë” (në atë periudhë shërbimi nisi për një flotë prej 200,000 automjetesh që qarkullonin në vend me një normë rritje 6% në vit. Aktualisht në vend janë të regjistruara rreth 630,000 mjete).
Në përfundim të kontratës me afat 10 vjeçar, në shtator të 2019-s qeveria dhe operatori SGS ranë dakord për ndryshimin e përfundimit të kontratës, duke vendosur afatin e ri deri në datën 31.12 2020. Me rinovimin e kontratës kontrolli teknik i detyrueshëm i mjeteve për të paktën 1 vit vazhdoi të kryhet nga koncesionari. Pas përfundimit të këtij afati, për kapërcimin e fazës tranzitore qeveria miratoi në muajin dhjetor Aktin Normativ që u mundëson edhe 3 muaj shtesë për kryerjen e shërbimit të kolaudimit si për ata që u përfundon në dhjetor të 2020 dhe për ata në 2021. Ndryshimet në kodin Rrugor që pritet të miratohen nga Kuvendi, legjitimojnë ofrimin e shërbimit pa ndryshim tarifash për të gjitha mjetet, por me afate të reja për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre
Kryesore

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës
Kryesore

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
Policia në alarm, zhduket adoleshenti shqiptar në Irlandë
Lajme

Policia në alarm, zhduket adoleshenti shqiptar në Irlandë

08/05/2025
Aksident, 4 të plagosur pas përplasjes së ambulancës me kamionin
Lajme

Aksident, 4 të plagosur pas përplasjes së ambulancës me kamionin

08/05/2025
Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë
Kryesore

Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë

08/05/2025
PSG kualifikohet në finalen e Champions
Lajme

PSG kualifikohet në finalen e Champions

08/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al