• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nis restaurimi i kinemasë së Përmetit (FOTO)

21/11/2020
Nis restaurimi i kinemasë së Përmetit (FOTO)

Nga Mirela Kumbaro

I pari që më ka folur për kinemanë e Përmetit është Ramazan Islami, që të gjithë e njohin si Zani i Kinemasë. Ai ka qenë që prej më shumë se 40 vitesh, dhe mbetet akoma, kinooperatori i kinemasë së qytetit të trëndafilave.🌹
🎥 Ramazan Vjollca Islami
Me pasionin e profesionistit dhe dëshirën e një fëmije ruan me shumë kujdes aparaturat e prodhuara 50 vjet më parë, madje bashkë me gruan janë kujdesur për kinemanë si në vitin e tmerrshëm 97, ashtu edhe në këto vite të fundit kur herë pas herë dyert e kinemasë së vjetër janë hapur për ndonjë shfaqje duke të kujtuar imazhet e filmit të Giuseppe Tornatore-s “Cinema Paradiso”
📍Ndërtesa aktuale e kinemasë është realizuar nga një arkitekt i vjetër që ka lënë gjurmët e veta në Përmet në vitet 70-80’, Ibrahim Emiri.
👉🏻Arkitekt Ibrahim Emiri sjell në kujtimet e veta foto dhe historinë e ndërtimit të kësaj kinemaje të ndërtuar përfundimisht në fillim të viteve 80’ në hyrje të lagjes historike të Përmetit, që së shpejti do t’i nënshtrohet restaurimit të plotë.
Ajo i ka rezistuar kohës vetëm si ngrehinë ndërsa ishte krejt e amortizuar në të gjitha mjediset e brendshme.
👷‍♀️Projekti i dedikuar i Bashkisë Përmet dhe në bashkëpunim me Cesvi Albania, fitoi financimin nga projekti IADSA i qeverise italiane dhe ka filluar puna për rikonstruksionin dhe përtëritjen e kinemasë së Përmetit.
✅Lajm që e gëzon Zanin e Kinemasë, por edhe të gjithë përmetarët, sidomos fëmijët që më kanë treguar se s’kanë qenë ndonjëherë në kinema.
👉🏻Vitin tjetër, kur kinemaja të mbarojë do të kemi një super program me filma për fëmijë e të rritur. Bashkëpunëtorët dhe miqtë vullnetarë nuk na mungojnë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Përfundon Giro d’Italia në Vlorë, fiton çiklisti danez
Kryesore

Përfundon Giro d’Italia në Vlorë, fiton çiklisti danez

11/05/2025
Dështon mbledhja në KQZ, s’ka shtyrje të orarit për votimin në Vlorë
Kryesore

Dështon mbledhja në KQZ, s’ka shtyrje të orarit për votimin në Vlorë

11/05/2025
Kryesore

Fotografoi votën, arrestohet një i ri në Këlcyrë

11/05/2025
Kryesore

Voton Kumbaro: Zgjodha Shqipërinë europiane për fëmijët tanë!

11/05/2025
Tërmet Peçi voton me familjen: Fitoftë më i miri… (VIDEO)
Kryesore

Tërmet Peçi voton me familjen: Fitoftë më i miri… (VIDEO)

11/05/2025
Qarku Gjirokastër, Libohova me pjesëmarrjen më të lartë, Dropulli më të ulët (Shifrat)
Kryesore

Qarku Gjirokastër, Libohova me pjesëmarrjen më të lartë, Dropulli më të ulët (Shifrat)

11/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Përfundon Giro d’Italia në Vlorë, fiton çiklisti danez

Përfundon Giro d’Italia në Vlorë, fiton çiklisti danez

11/05/2025
Dështon mbledhja në KQZ, s’ka shtyrje të orarit për votimin në Vlorë

Dështon mbledhja në KQZ, s’ka shtyrje të orarit për votimin në Vlorë

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al