• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

15 mijë paund dhe 23 mijë euro, si u bllokua në Kakavijë vlonjati që jeton në Britani (VIDEO)

02/10/2020
15 mijë paund dhe 23 mijë euro, si u bllokua në Kakavijë vlonjati që jeton në Britani (VIDEO)

Policia e Gjirokastrës konfirmon lajmin e raportuar më herët gjatë ditës nga ArgjiroLajm.net për bllokimin në Kakavijë të rreth 15 mijë paundve dhe 23 mijë eurove nga një shtetas nga Vlora i cili nuk i kishte deklaruar në kufi. Përmes një njoftimi policia zbardh detaje për këtë ngjarje dhe konfirmon se 48-vjecari rezident në Angli, do të ndiqet penalisht.

NJOFTIMI

Kontrolle të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve, Policia Kufitare ka goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 15450 paund dhe 2350 euro. Procedohet penalisht 48-vjeçari, poseduesi i shumave monetare.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga Policia Kufitare se shtetasi B. M., nga Vlora, rezident ne Angli, merrej me transport të vlerave monetare te padeklaruara, mesditën e sotme në hyrje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. M., 48 vjeç, lindur në Vlorë dhe rezident në Angli.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin furgon, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën në fundin e një çante, 15450 paund dhe 2350 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, u procedua penalisht shtetasi B. M., për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al