• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zysh Nora: Ah mor bir, të ishte aq e mirë karrigia, qëndronte mbi kokë, jo nën të ndenjura

18/03/2021
Zysh Nora e LSI: Seksi më ka shijuar më shumë në martesë

Nga Nora Malaj.

Shperndava foton e garës elektorale me thenien “Të japësh nga vetja, por të jesh vetvetja!“, nje thënie qe me erdhi së brendshmi teksa pashë sms mbështetëse që më bene miqtë dhe mikeshat , të njohurit e dashamirët, dikush me humor, dikush me mirësi dhe ndokush edhe me batutë!

Sms e pare ishte: “ja, me kete foto e more votën time, ta gezosh, por të duhen edhe 9999 që të marrësh numrin 10.000 vota ! “

Nje tjetër më shkroi dhe ketë dua ta ndaj me ju: “Gjyshi im, me tha ai, thoshte, ah mor bir, nuk është aq e mirë karrigia, se po të ishte ashtu do të qendronte mbi kokë dhe jo nen të ndenjura. Po karrigia shërben për ata që kanë kokën plot dhe komandojnë të ndenjurat, jo në të kundêrtën!”

Ndaj gara nuk është e thjeshtë dhe e lehte kur kupton që përballë ke një klasë që karrigen e ka kthyer si “ modus viventi”, mënyrë jetese dhe qëllim në vetvete.

Keto ditë, përtej Covidit, hallet e problemet e njerëzve kanë dalë “cullak“. U trondita kur mësova se mbi 10.000 mijë dosje të invalidëve që presin të trajtohen për asistencë sociale, ne zyrat e punës dhe pluhuri i ka zëne dy gisht dhe kjo kategori është ne ditë të hallit .

Ato u perkasen atyre qytetarëve ,qe presin te trajtohen me ndihmë, po shteti i ka harruar. Shteti ka vendosur me çdo kusht që të perdori çdo zyrë për te prodhuar “leje“ legalizimi të shtëpive, po pa truall, thjesht per fushatë dhe votë .. Paçka se shtëpia do të qendroje ne hava , sikur është varur ne “vinç” se trualli është i paprivatizuar …

E keta njerëzit, të mirët njerëz, ëndrra e çdokujt të ketë një shtëpi, duan të besojnë dhe të gëzojnë dhe pranojnë edhe “ letra bakalli” si legalizime .

Kjo është dhimbje e madhe kur mashtron ata që quhen dhe jane të pafajshëm. Qytetarët e lodhur, te mërzitur, të tronditur, të papunë pse te punësuar me punë “sezonale “, kontrata vetëm 3-6 muaj e pastaj … ata thonë : “ Jepe votën njehere se o i zoti , o gomari do të ngordhin më pas!”

Mëkat i madh kur nuk i do njerëzit dhe kur tall, fyen, ofendon, përçmon, genjen për një qëllim, për karrigen!

Askush nuk është i pagabueshëm, se të gjithë gabojmë dhe gabimi është njerëzor .

Por kur gabimi kthehet në faj dhe harbutëria shitet si model ,për nje karrige , atëherë kjo karrige që ka shembur shtetin e së drejtë duhet thyer, se në emer te kesaj karrige po burgoset liria e njeriut dhe po instalohet “ skllavëria moderne “ në çdo pjese të jetës .

Po unë jam shpresëplotë , se karrigia e thyer e pushtetit diktaktorial ka kohë që është kembëthyer dhe njerëzit me energji e mirësi diellore do të shkojnë në votime në 25 Prill , për të dëshmuar se liria është në duart e tyre, të votës së tyre dhe të zgjedhjes te ata që mendojnë, ndjejnë e duan t’ju japin përgjegjësinë , që me pas t’ju kërkojnë llogarinë!

Une besoj te pjekuria dhe energjia e grave e burrave , të rinjve e te rejave , brezit të moshës sē tretë te vendit tim! “Nuk ka rëndësi se çfarë bënë vendi im për mua , rëndësi ka çfarë unë do bëj për vendin tim’ .

Unë dhe i gjithë grupimi yne do të vazhdojmë rrugën e garës së ndershme , për të berë detyrën tonë për vendin! Mirënjohje dhe respekte të gjithë ju miq , që me mbeshtesni dhe me vlerësoni e votoni”

Related Posts

Hotelet në Sarandë e Ksamil “bëhen pishman”, nis ulja e çmimeve dhe fushatat në rrjetet sociale
Kryesore

Sarandë, familjarët kërkojnë trupin e pajetë të 65-vjeçarit: Dua ta varros, t’i bëj adetet e fundit. Institucionet ia pasojnë përgjegjësinë njëri-tjetrit

18/07/2025
Kryesore

Gjirokastër, djali denoncon në polici: Më ka humbur babai!

18/07/2025
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Ndërtoi pa leje në tokën e një gruaje në Gjirokastër, shpallet në kërkim 65-vjeçari

18/07/2025
Lapaj thirrje Shabanit: Reflekto dhe mbaj premtimin e dhënë para zgjedhjeve
Kryesore

Lapaj thirrje Shabanit: Reflekto dhe mbaj premtimin e dhënë para zgjedhjeve

18/07/2025
Kryesore

Qeveria e re, Rama paralajmëron një Ministër Shteti për Inteligjencën Artificiale

18/07/2025
200 euro për dy shtretër dhe një çadër? Pothuaj secili turist do t’u tregojë gishtin e mesit
Blog

200 euro për dy shtretër dhe një çadër? Pothuaj secili turist do t’u tregojë gishtin e mesit

18/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Sanksionet e BE ndaj Rusisë, Medvedev: Ekonomia jonë do rezistojë, do intensifikojmë sulmet ndaj Ukrainës

Sanksionet e BE ndaj Rusisë, Medvedev: Ekonomia jonë do rezistojë, do intensifikojmë sulmet ndaj Ukrainës

18/07/2025
Sa pak mjafton sot për të zbuluar gjithçka për dy të panjohur!

Sa pak mjafton sot për të zbuluar gjithçka për dy të panjohur!

18/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al