• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zotërinj të aeroportit, pastroni banjat!

22/03/2023
Zotërinj të aeroportit, pastroni banjat!

Nga Rudina Xhunga

Sot dua t’i jap zë një mesazhi që më erdhi në dritare.net

“Kalova në aeroport. Te policia, një rrumpallë – policë që hanin çokollata, batuta me njëri-tjetrin, as mirëdita, as mirupafshim. Po me këtë dukje aeroporti e me këtë sjellje, turizmi do të vuajë. Se këta investojnë për dhomën e ndenjes për business class, po harrojnë që turizmi që vjen në Shqipëri, nuk është prej të pasurve, po familjarëve, të rinjve. E kur i trajton me arrogancë e të shkojnë në tjetër vend. Se mos harroj, banjat! Tmerr, tmerr, çfarë të tregoj, për pisllëkun?”

Ky është mesazh që më vjen nga një njeri që përballet në aeroportin e Shqipërisë me gjithëçfarë lexuat më sipër.

Mendoj se duhet ndaluar dhe folur gjatë për aeroportin, sepse është porta e parë hyrëse e Shqipërisë. Tani është e pabesueshme, vetëm dikur bëhej pyetja ‘A është banja e pastër’, por e kemi kaluar atë kohë. Mbaj mend në Aeroportin e Tiranës, ka pasur zonja të pastrimit. Si kudo në botë, ka radhë, patjetër është e pritshme, por radhë dhe gra që pastrojnë. Kështu ka qenë dhe aeroporti i Shqipërisë. Si mundet tani të ketë ndryshuar çdo gjë, sapo ndryshoi menaxhimi? A-ja e një restoranti, e një biznesi, e një shtëpie, e një aeroporti, është higjiena.

Duam turizëm? Ta nisim nga tualetet tona, ta fillojmë nga pastrimi, te pastrojmë sëpari aeroportin. E vërtetë që për ne po flitet mirë, media ndërkombëtare po na mburr, sepse ne vlejmë. Kemi diell e det të mrekullueshëm, njerëz fantastikë, gastronomi të shkëlqyer, është vend fantastik. Por nuk mund të jetë pis, është absurde, duhet të punësojmë ushtri me zonja që pastrojnë.

Nisur nga mesazhi jam gati të shkoj të shoh vetë nesër sepse hyj te njerëzit që kam përgjegjësi për turizmin dhe vendin tim, pa qenë ministre apo kryeministre, politikane apo gazetare, vetëm duke qenë qytetare e këtij vendi dhe duke ditur që jeta ime do ndryshojë nga turizmi, unë kam përgjegjësi, për të folur dhe ndikuar të ndryshojmë.

Dhe këtë duhet ta ndjeje secili, siç ishte dhe rasti i këtij mesazhi. Këtë duhet ta bëjë gjithsecili prej nesh dhe të tregojë se çfarë nuk shkon. Nuk është e vërtetë, që gazetaria është e biznesmenëve që marrin të mira publike, ose gazetarëve që duan të bëhen biznesmenë.

Gazetarinë në këtë vend e bëjnë dhe gazetarët dhe ka akoma gazetarë, unë jam një prej tyre dhe si gazetare turizmi e dua dyfish, sepse e di që paratë do te vijnë andej. Unë kam jetuar me turizëm, duke e treguar këtë vend. Por kur ka vend për të ndryshuar, duhet thënë.

Mbase ata që kanë aeroportin e konsiderojnë këtë të parëndësishme, ose nuk e kontrollojnë, por duhet t’ua themi; Zotërinj, që kontrolloni aeroportin shqiptar, pastroni tualetet, menjëherë që sot, sepse nesër është vonë, do të na përzini turistët!

Related Posts

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra
Lajme

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

02/07/2025
25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë
Kryesore

25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë

02/07/2025
“Shenjti fluturoi nga Qerbelaja”, e vërteta e varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit (VIDEO)
Lajme

“Shenjti fluturoi nga Qerbelaja”, e vërteta e varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit (VIDEO)

01/07/2025
Rinumërimi në Fier, “nami” me votat e “trafikuara”. Ceno Klosi kishte rreth 1 mijë më tepër, Zegjineja 60 më pak
Kryesore

Rinumërimi në Fier, “nami” me votat e “trafikuara”. Ceno Klosi kishte rreth 1 mijë më tepër, Zegjineja 60 më pak

01/07/2025
Të pathënat e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit/ Flet dervish Hasan Cakranji (VIDEO)
Kryesore

Të pathënat e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit/ Flet dervish Hasan Cakranji (VIDEO)

01/07/2025
Kryesore

Sherr me grushta në Sarandë

01/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

02/07/2025
E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

02/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al