Digjet transformatori që furnizon me energji elektrike, Qendrën Historike në Vlorë. Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar, menjëherë ka mbërritur një automjet i zjarrëfikës dhe punonjësit e policisë. Zona është shumë e frekuentuar nga qytetarët por dhe turistet e huaj. Ndërsa pas shpërthimit zona është në errësirë totale. Fatmirësisht deri më tani nuk ka persona të lënduar nga ky zjarr.