Një shtëpi në lagjen ’11 Janari’ në Gjirokastër u dogj sot pasdite. Dyshimet janë se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, sidoqoftë hetimet pritet të zbardhin më shumë. Burime të ArgjiroLajm.net thonë se shtëpia i përkiste shtetasit Skënder Cingo. Ky i fundit, por as pjesëtarë të tjerë të familjes nuk ndodheshin në banesë në momentin që ra zjarri. Shërbimi zjarrfikës mbërriti për të shuar flakët, por sidoqoftë dëmet janë të konsiderueshme.
©ArgjiroLajm.net