Një zjarr i madh ka rënë sot në mesditë në zonën malore mbi parkun e Viroit. Flakët kanë përshirë edhe një masiv me pyje. Forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e pyje-kullotave janë në terren për të neutralizuar zjarrin. Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme për shkak të rigjenerimit të kullotave, por që më pas zjarri u ka dalë nga kontrolli. Policia po heton për të gjetur kush ka qenë piromani. Argjirolajm.net sjell pamje nga terreni.
©argjiroja.net