Agron Shehaj ka publikuar një video nga takimi me demokratët në Gjirokastër. Disa të rinj shprehin zhgënjimin e thellë me Lulzim Bashën dhe drejtues të tjerë të selisë blu. Një prej tyre shprehet se ka qenë edhe komisioner edhe numërues në zgjedhje, por në 26 prill kur rezultati doli nuk e mori askush në telefon qoftë dhe për t’i shprehur një falenderim.
“Ne po e humbasim shpresën fare në Partinë Demokratike. Kam filluar të merrem rregullisht me aktivitetin e Partisë Demokratike në moshën 28 vjeçare dhe do shkoj 40 në zgjedhjet e 2025-ës. Si unë ndihen të gjithë të rinjtë pavarësisht se nuk e thonë, ose nuk gjejnë mundësinë ta thonë”, thotë dikush tjetër. Shihni videon më poshtë.