• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zhaku ndahet nga burri gjerman dhe kthehet në Shqipëri për të bërë një parti të re politike

28/06/2020
Zhaku ndahet nga burri gjerman dhe kthehet në Shqipëri për të bërë një parti të re politike

Inida Gjata nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar. Zhaku, dikur pjesë e mediave dhe portaleve për reagimet dhe mendimet e saj të drejtpërdrejta, prej pak vitesh jeton në Gjermani së bashku me bashkëshortin e saj.

Ishte viti 2017, kur Zhaku ndau me publikun lajmin se ajo dhe partneri gjerman ishin martuar, ndonëse postimet e çiftit në rrjetet sociale janë të rralla e të pakta. E në mesin e postimeve të punës e të përditshmërisë, në fund të vitit 2019 u vu re një detaj në “Facebook”-un e artistes, që ngriti dyshimet se ajo mund t’i ketë dhënë fund martesës.

Statusi i Zhakut në rrjetin social ishte ‘single’, ç’ka ngriti dyshimet se martesa e saj kishte marrë fund. Ndërkohë që ajo ka fshirë foton e martesës, ruan ende mbiemrin Kreuz të bashkëshortit, që në fakt e bëjnë shumë vajza të njohura pas divorceve të tyre. E si për të përforcuar dyshimet, Zhaku në morinë e statuseve ku mban qëndrime rreth politikëbërjes në Shqipëri, ka hedhur dritë edhe më shumë për statusin e saj.

Bashkëngjitur me një foto nga shtëpia e saj, ajo shkruan: “E vetmja e keqe kur jeton vetëm është që s’ka kush të ta shkrepi një foto duke ngrënë shalqi”.

Duke pasur parasysh natyrën e saj që jep jo pak mesazhe për fjalën, këtë status mund ta interpretojmë si një moskokëçarje pas ndarjes, pasi ish-bashkëshorti nuk i mungon aspak, përveç faktit që mund t’i bënte ndonjë foto. Ironike ose jo, pritet që Zhaku të flasë vetë rreth statusit të ri.

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Inida Gjata, ose siç njihet ndryshe Zhaku, u martua para shtatë vitesh me të dashurin e saj gjerman, Christian Kreuz, emri i artit i të cilit është Dakar. Këtë lajm e konfirmoi vetë Zhaku nëpërmjet ndërrimit të statusit në “Facebook” dhe publikimit të një fotoje ku shfaqet me buqetë lulesh.

“E kujt ia merrte mendja që pas 14 vitesh që rashë në dashuri me këtë këngë, do bëhesha gruja e Dakarit. Kur isha 17 vjeç dhe bëja ‘Hit Parade’ tek ‘Alba TV’, kjo kënga ishte në Top 5”, citohet të jetë shprehur Inida për këngën “Stay with me”, Dakar and Grinser, në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.

Ajo që bëri përshtypje në fotot e ceremonisë së celebrimit ishte fakti se Zhaku nuk shfaqej e veshur me fustanin tradicional të bardhë të nusërisë, por me një fustan të zi.

Ndërkohë që aktulisht, pas ndërrimit të statusit nga ‘Married’ në ‘Single’, bie në sy fakti që vazhdon të mbajë të njëjtin mbiemër të bashkëshortit, Kreuz, dhe jo Gjata.

Kujtojmë që me Dakar, ajo në fillim qëndroi e lidhur në Shqipëri dhe pastaj u vendosën si çift në Gjermani. Ata ishin edhe bashkëpunëtorë, duke realizuar produksione muzikore si kënga “E paparaparë”, e publikuar në vitin 2012. Ndërkohë, sa i përket karrierës, Zhaku ka deklaruar se do t’i hyjë politikës.

Para një muaji, ajo deklaroi se do të krijojë një parti të re politike, të cilën do ta emërtojë “Partia për Zhvillim Kombëtar”. Ngritjen e një force të re politike, Zhaku e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku bënte thirrje për mbledhjen e firmave për ta regjistruar në Gjykatë.

“Miq, a jeni gati të mbledhim bashkërisht të paktën 3000 firma votuesish për të regjistruar lëvizjen tonë politike në Gjykatë? Nëse jeni të gatshëm, duhet si më poshtë: Kërkesë për regjistrimin e Partisë për Zhvillimin Kombëtar dhe emër, mbiemër, numri personal, vendbanimi dhe firma. Mund të mblidhni lirisht sa të doni dhe do të jemi në kontakt të vazhdueshëm bashkë për çdo informacion dhe detaj. Bashkimi bën fuqinë!“, shkruan ajo në postimin e saj në “Facebook”.

Në lidhje me këtë hap, Inida dha një intervistë për Adi Krastën në “A-Show”, ku pohoi se do të kthehet në Shqipëri për të themeluar një parti, nisur edhe nga situata e fundit ku Rama e ka çuar Shqipërinë, të cilën e krahason me një makinë të aksidentuar dhe me njerëz, të cilët po japin gjak e që duhet dikush t’i çojë për mjekim në spital.

“Kam vendosur të kthehem në Shqipëri. Po angazhohem politikisht. Po themeloj një parti. Qëllim kam zhvillimin kombëtar, por është një parti liberale me synim zhvillimin e tregut të lirë”, u shpreh ajo.

Nuk dihet nëse rikthimin në Shqipëri do ta bëjë vetëm për fushatën, apo pas divorcit do ta lërë Gjermaninë për një jetë të re si beqare në Tiranë!/panorama

Related Posts

“A do ta takoj ndonjëherë?”/ Selin bisedon me Mirin për babain e saj: Nuk e di ndoshta e ke mërzitur…
Paparazzi

“A do ta takoj ndonjëherë?”/ Selin bisedon me Mirin për babain e saj: Nuk e di ndoshta e ke mërzitur…

16/01/2026
Ish-e dashura padit Elon Musk: Krijoi imazhe intime të rreme të mia
Paparazzi

Ish-e dashura padit Elon Musk: Krijoi imazhe intime të rreme të mia

16/01/2026
“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja
Paparazzi

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

16/01/2026
“Stafi i klinikës më ndaloi…”/ Reagimi i Eliona Pitarkës pas akuzave të mjekut për dezinformim te dietave të fëmijëve: Jam e shokuar
Paparazzi

“Stafi i klinikës më ndaloi…”/ Reagimi i Eliona Pitarkës pas akuzave të mjekut për dezinformim te dietave të fëmijëve: Jam e shokuar

16/01/2026
Mesazhi i Madonnës për protestat në Iran: Populli i tyre nuk e ka njohur lirinë, unë qëndroj pranë tyre
Paparazzi

Mesazhi i Madonnës për protestat në Iran: Populli i tyre nuk e ka njohur lirinë, unë qëndroj pranë tyre

16/01/2026
Deklarata e Julio Iglesias pas akuzave për sulm seksual: Nuk jam ndjerë kurrë kaq keq
Paparazzi

Deklarata e Julio Iglesias pas akuzave për sulm seksual: Nuk jam ndjerë kurrë kaq keq

16/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ja pse Rama nuk do t'ja dijë fare për kërcënimet e Greqisë

Kritikat në mediat greke, Mitsotakis për Ramën: E njoh prej vitesh, ka mënyrë të veçantë të shprehuri

17/01/2026
Dyshonte se kishte lidhje me gruan e tij, 44-vjeçari vret me çifte kryeplakun

Dyshonte se kishte lidhje me gruan e tij, 44-vjeçari vret me çifte kryeplakun

17/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al