Për Këlcyrën nuk ka surpriza. Kryetari aktual i PD-së, Luan Malko, është rikonfirmuar për drejtimin e partisë përmes një procesi farsë. Ai mori 56 vota të delegatëve, ndërsa dy kandidatët e tjerë, Arben Dosti dhe Griseld Selami, morën së bashku 7 vota. Skenari është i njëjtë edhe këtu. Një kandidat i paracaktuar për të qenë fitues merr mbi 95% të votave, ndërsa një apo dy kandidatë të tjerë kukull futen sa për të legjitimuar procesin. Luan Malko është përfolur edhe si kandidat i mundshëm i PD-së për Bashkinë Këlcyrë në zgjedhjet e qershorit 2019.
©ArgjiroLajm.net