Dy emra surprizë në listat e PD-së. Burime nga selia blu kanë bërë të ditur se kreu i PD-së, Lulzim Basha ka propozuar emrat e dy pjesëtarëve të shoqërisë civile për kandidatë për deputetë. Bëhet fjalë për shkrimtare Flutura Açka e cila do të kandidojë në Elbasan dhe analistin Agron Gjekmarkaj në listën e Lezhës. Ndërsa Ina Zhupa, do të kandidojë për deputete në Vlorë.Mbrëmjen e sotme mbaron afati për dorëzimin e listave në KQZ, për kandidatët e partivë për deputetë. Deri më tani kanë dorëzuar listat Lëvozja Socialiste për Integrim e kryesuar nga Monika Kryemadhi, Jozefina Topalli dhe Edmond Stojku.