• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zgjedhjet në PD tregojnë se çfarë demokracie do të ndërtojë Basha

01/06/2021
Zgjedhjet në PD tregojnë se çfarë demokracie do të ndërtojë Basha

Nga Ardit Rada

Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës ka nxituar të shpallë zgjedhjet për kryetarin e saj pas humbjes së 25 Prillit. Krahas hijes së Sali Berishës, që bekon figurën e Bashës, fitorja e këtij të fundit në garën brenda partisë paracaktohet edhe nga teknika që po ndiqet. Aspak i trembur nga përballja me tre kundërshtarë të tjerë, Lulzim Basha duket i pamjaftuar me rezultatin e 13 qershorit që të gjithë e marrin me mend qysh tani. Kryetari i PD jo vetëm që nuk ‘ngriu’ si në 2017-ën kur garoi me Eduard Selamin, por ka vënë në dispozicion të tij të gjithë ‘artilerinë e rëndë’ që i ofron posti në formë privilegjesh.

Lulzim Basha që para 25 Prillit mendonte se po e kapte ngushtë Edi Ramën duke i kërkuar debat publik, nuk po e zhvillon këtë me kundërshtarët e tij. Madje, e refuzon një debat me Shehajn, Harxhin e Kadillin para anëtarësisë së PD-së, e jo më ta kërkojë. Ai ka zgjedhur që fushatën e nisur qytet më qytet ta përdorë jo për të parashtruar risitë që do të sillte lidershipi i tij në vijim në krye të partisë, por për të thënë kundër qeverisë ato që harroi t’i thoshte para zgjedhjeve të përgjithshme. Mungesa e një debati brenda PD-së tregon qartë sesi Lulzim Basha paraqitet në publik me dy standarde, për të mos thënë fytyra.

Gjithashtu, përdorimi që ai po i bën resurseve të PD-së nën cilësinë e kryetarit në favor të emrit të tij personal, është një tjetër element që e bën garën të pandershme. Lulzim Basha po përdor automjetin që i jep karrigia si kryetar për të gjezdisur Shqipërinë. Po përdor zyrën, paratë e PD-së për të marrë salla me qira dhe shumë të tjera. Nëse gara do të ishte e barabartë, a nuk do të duhej që edhe kandidatët e tjerë të kishin të njëjtat mundësi? Sikur të mos mjaftonin këto, e gjithë makineria e propagandës që Lulzim Basha ka krijuar në selinë blu, i është vënë në shërbim. Ai po paraqitet si një personazh i ndryshëm nga ai i humbësit të 25 Prillit. Ndërkohë, zyra e shtypit nuk harron t’i shpërndajë lajmet në çdo redaksi, t’i zbardhë fjalimet, t’i bëjë foto profesionale që më pas kalojnë përmes Photoshopit derisa mbërrijnë në portale. Ta filmojnë me kamera e t’i bëjnë montazhin e radhës takimit. Ndërsa tre rivalët e tij edhe pse anëtarë Kryesie apo Këshilli Kombëtar nuk i kanë këto burime njerëzore dhe privilegje.

Tani që 13 qershorit sa vjen dhe i afrohemi, është e kotë që nga Lulzim Basha të kërkohet një garë me standarde perëndimore. Historia e Partisë Demokratike ka treguar se kurrë nuk ka pasur zgjedhje të lira dhe meritokraci brenda saj, qoftë edhe kur ka ardhur puna për të zgjedhur kryetarin e komunës më të humbur në vend. Fatkeqësia ka qenë se ato zgjedhje që s’ia ka dhënë asnjëherë vetes, nuk ua ka ofruar dot as shqiptarëve. Ndaj edhe ‘gara’ e tanishme e Bashës tremb për llojin e demokracisë që zotohet t’u japë shqiptarëve nesër./javanews.al

Related Posts

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?
Blog

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

11/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës
Blog

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

07/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025
President, mos i ‘laj duart’!
Blog

President, mos i ‘laj duart’!

05/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtim në bicepsin femoral të kofshës, dalin përgjigjet e analizave të Gjimshitit, ja kur do të rikthehet kapiteni kuqezi

Dëmtim në bicepsin femoral të kofshës, dalin përgjigjet e analizave të Gjimshitit, ja kur do të rikthehet kapiteni kuqezi

17/12/2025
Dëmtim në bicepsin femoral të kofshës, dalin përgjigjet e analizave të Gjimshitit, ja kur do të rikthehet kapiteni kuqezi

Dëmtim në bicepsin femoral të kofshës, dalin përgjigjet e analizave të Gjimshitit, ja kur do të rikthehet kapiteni kuqezi

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al