• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zgjedhjet lokale, 6 kandidatët e mundshëm të PS-së për Bashkinë Sarandë

08/10/2018
Zgjedhjet lokale, 6 kandidatët e mundshëm të PS-së për Bashkinë Sarandë

Për zgjedhjet lokale të vitit 2019 një garë interesante pritet të zhvillohet edhe në Bashkinë e Sarandës. Nuk është një bashki, le të themi e dorës së dytë. Përkundrazi, palët që hyjnë në zgjedhje investohen fort në çdo rast sepse Saranda ka qenë dhe mbetet një nga qytetet e rëndësishme të jugut për shkak të turizmit. I pari i Sarandës përveç anës honorifike që i jep posti, akumulon rreth vetes shumë pushtet. Lejet e ndërtimit janë vetëm një aspekt ilustrues, por jo i vetmi. 9 muaj para zgjedhjeve kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë si kandidatë të mundshëm në radhët e Partisë Socialiste, ndonëse zyrtarizimi bëhet zakonisht në limitet e kohës. Huq i mbrapshtë i politikës shqiptare ky! ArgjiroLajm.net sjell 6 emra, njëri prej të cilëve me gjasë do të marrë ‘Ok’ nga Edi Rama dhe strukturat e PS-së.

Armand Hysi

Nëse atij do t’i besohet kandidimi, për familjen Hysi kjo do të ishte e treta e vërteta. Dy herë babai i tij tentoi të zgjidhej kryebashkiak i Sarandës, por dështoi. Sigurisht që Armandi nuk kërkon të përsërisë dështimin e të atit. Mbase kur vjen puna tek zgjedhjet, ai urren edhe shprehjen “bëmë baba të të ngjaj…” sepse nuk kërkon t’i ngjajë atij tek pjesa e suksesit politik në nivel lokal. Edhe pse ekonomist me profesion, Armand Hysi aktualisht ka pak kohë që është emëruar drejtor i Hipotekës në Sarandë. Ka gjithashtu edhe angazhim si pedagog në Fakultetin Ekonomik të Universitetit ‘Eqrem Cabej’ në Gjirokastër, qysh prej  momentit kur u diplomua.

Sheme Lulo

Mbase ju që po lexoni këto radhë do pandehni se jemi duke bërë shaka me përfshirjen e emrit të tij në këtë listë sepse do kujtoni episodin banal të shkurtit 2018, kur Lulo si drejtor i Ujësjellësit Sarandë kishte ‘eksperimentuar’ me qytetarët duke i lënë pa ujë, thjesht për të parë reagimin e tyre. Dhe këtë idiotësi e thoshte me mburrje në ekran. Nëse ne do të ishim një vend normal, Sheme Lulo duhet të ishte shkarkuar nga pozicioni që mbante që pas asaj deklarate. Por për dreq ne nuk jemi një vend normal, prandaj mos u habisni fare nëse në muajt e ardhshëm ai do të fanepset si kandidat i socialistëve për kryetar bashkie i Sarandës. Ne urojmë që jo, por s’kemi gjë në dorë. Një drejtor që eksperimenton me qytetarët si të ishin kavje, kushedi çfarë është në gjendje të bëjë si kryetar bashkie.

Mariel Murati

Socialist race dhe drejtues në disa institucione. Më i fundit ka qenë ALUIZNI, prej nga ku u largua në shkurt të këtij viti. Javën e shkuar u zgjodh si Sekretar Organizativ i PS-së në Sarandë. Me Koço Kokëdhimën ka pasur përplasje. Madje ai që për disa kohë u vetëshpall ‘kryeministri i jugut’ pati ndikuar te largimi i Muratit nga posti i drejtorit të Doganës së Qafë Botës. Dhe siç rrodhën gjërat më vonë, mbase përplasja me Koçon mund t’i kthehet në avantazh. Sot Koço Kokëdhima është në të njëjtën llogore me opozitën. Si drejtor ALUIZNI, me siguri që ka bërë plot ndere e ndoshta ka prishur qejfe, sepse normalisht kurrë s’i kënaq dot të gjithë. Mariel Murati njihet gjithashtu si një nga kontributorët e rëndësishëm të PS-së, jo vetëm në qytet, por edhe me strukturat në emigracion, kryesisht në degën e Greqisë.  Por jo domosdoshmërisht këto mjaftojnë për t’u nominuar si kandidati i PS-së në Bashkinë Sarandë.

Adrian Gurma

Hë për hë nuk bën pjesë në listën e gjatë të atyre mjekëve që ikin nga sytë këmbët drejt Gjermanisë për një rrogë e jetesë më të mirë sepse s’kanë më shpresë në këtë vend. Nuk është as në listën e mjekëve që braktisin Tiranën për spitalet e rretheve, thjesht për të përfituar bonusin e qeverisë ‘Rama’. Por ndoshta mund të hyjë në listën e mjekëve që heqin dorë nga profesioni për t’u bërë pjesë e politikës dhe vendimmarrjes edhe pse për hir të së vërtetës historia në Shqipëri ka treguar se mjekët në politikë kanë qenë një dështim. Shembull ‘par excellence’ i kësaj është Sali Berisha! A do të jetë Adrian Gurma ‘kirurgu’ i Sarandës?! Të shohim!

Elton Dauti

Pas drejtimit të filialit të Postës Shqiptare në Sarandë, u emërua te Drejtoria e Transporteve. E përshkruajnë si burokrat model, por jo shumë karizmatik dhe të artikuluar në publik. A mund të mbajë Sarandën si bashki të drejtuar nga socialistët?! Kjo nuk është vetëm një sfidë personale e tij, por edhe e bast me risk i atyre që do ta nominojnë. Gjithmonë nëse ndodh që Elton Dauti merr ‘OK’ nga PS.

Floriana Koka

Ata që njohin simbolikën e akteve apo lëvizjeve publike në politikë, s’kanë asnjë dyshim që padia nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për Floriana Kokën në maj të këtij viti, ishte për t’i vënë fre çdo dëshire të mundshme të saj për të kërkuar rikandidim. Në këtë mënyrë Rama ‘hoqi qafe’ Shpëtim Gjikën në Vlorë, Flamur Bimen në Gjirokastër apo ndonjë tjetër në radhët e veta. Por nuk është çudi që të ketë ‘deal’ të minutave të fundit dhe e katapultuara e Koço Kokëdhimës në 2015 të rikandidohet sërish nga Edi Rama. Pas ‘zgjidhjes’ së Koços nga PS-ja, Floriana Koka u kujdes në çdo rast të demonstronte se nuk e lidhte më asgjë me të. Si çdo femër tjetër në politikë dhe vendimmarrje, ajo nuk i ka shpëtuar dot stigmatizimit në moçalishten tonë maskiliste. Në shumë raste sulmohej edhe thjesht sepse ne s’e durojmë dot të qeverisemi apo kemi mbi krye femra. Por në plot herë të tjera akuzat mbi të ishin deri diku të përligjura. Është e pakuptueshme se përse një kryebashkiake duhet të prishte shkallaret e vjetra plot histori të qytetit, për t’i zëvendësuar me mermer industrial. Sikundër nuk harrohet as histeria e saj gjatë një takimi publik me tregtarët që kundërshtonin largimin nga shëtitorja.

Natyrisht që këto janë vetëm 6 emra të mundshëm. Në muajt e ardhshëm do të ketë shumë zhvillime dhe deomos që në skenë priten personazhe të rinj. Lobimi, pazaret dhe aleancat do të ushtrojnë ndikimin e vet derisa të zyrtarohet kandidati i socialistëve për Bashkinë Sarandë. Të presim!

© ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Suel Çela, sponsori gjeneral i krimit
Lajme

Suel Çela, sponsori gjeneral i krimit

06/07/2025
Pas gjashtë ditësh përpjekje, zjarri në landfillin e Elbasanit drejt shuarjes totale
Lajme

Pas gjashtë ditësh përpjekje, zjarri në landfillin e Elbasanit drejt shuarjes totale

06/07/2025
Aksident me vdekje në Kukës, humb jetën shoferi pasi mjeti doli nga rruga
Lajme

Aksident me vdekje në Kukës, humb jetën shoferi pasi mjeti doli nga rruga

06/07/2025
Lëvizje pas kontrolleve në qelinë e Laert Haxhiut! Shkarkohen drejtuesit e Burgut të Drenovës, rikthehet pas një viti në detyrë Lorent Nako
Lajme

Lëvizje pas kontrolleve në qelinë e Laert Haxhiut! Shkarkohen drejtuesit e Burgut të Drenovës, rikthehet pas një viti në detyrë Lorent Nako

06/07/2025
Fundi i zaptimit urban/ Shteti zbret në terren, lirohen hapësirat publike
Lajme

Fundi i zaptimit urban/ Shteti zbret në terren, lirohen hapësirat publike

06/07/2025
15-20 mijë euro për pasaportë, sekretet e laboratorit të babë e bir, letra false për në BE e SHBA
Lajme

15-20 mijë euro për pasaportë, sekretet e laboratorit të babë e bir, letra false për në BE e SHBA

06/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E BUJSHME/ Lëvizje e papritur tek Egnatia, lë të lirë lojtarin që u shpall kampion dhe është pjesë e kombëtares së…

Egnatia i afrohet ndeshjes historike, kampionët zhvillojnë përgatitjet në fushën e Luzit

06/07/2025
Stuhi shiu dhe erëra të forta në Milano, humb jetën një grua, mbyllen parqet

Stuhi shiu dhe erëra të forta në Milano, humb jetën një grua, mbyllen parqet

06/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al