• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zgjedhjet, Kumbaro konfirmon kandidatin e parë në qarkun Gjirokastër

05/03/2023
Zgjedhjet, Kumbaro konfirmon kandidatin e parë në qarkun Gjirokastër

12 vite pas drejtimit të Tepelenës, Tërmet Peçi është konfirmuar sërish si kandidat i socialistëve për një mandat tjetër edhe në zgjedhjet e 14 majit 2023. Lajmin e jep Mirela Kumbaro, ministrja e Turizmit dhe njëherazi drejtuesja politike e PS në qarkun Gjirokastër.

“E shtuna në Tepelenë, bashkë me Tërmetin që është kandidati ynë i padiskutueshëm për kryetar bashkie në Tepelenë edhe në 14 maj. Bashkë Laertin, Kleonën dhe Dinon, fillimisht drejt Sinanajt të njësisë Lopës, në bashkëbisedim me banorët për punët e kryera dhe për sa shumë mund të bëjmë ende në mandatin tjetër!”, shkruan Kumbaro.

Tërmet Peçi bëhet kështu kandidati i parë që Kumbaro konfirmon publikisht për bashkitë e qarkut Gjirokastër. Nuk pritet të ketë surpriza as në Përmet me Alma Hoxhën, në Këlcyrë me Klement Ndonin, Gjirokastër me Flamur Golemin e Dropull me Dhimitraq Tolin. PS është në vështirësi në Memaliaj dhe në Libohovë. Kryebashkiaku aktual në Memaliaj, Gjolek Guci, rezulton keq në sondazhet e brendshme të PS, pavarësisht se nuk janë këto matësi i vetëm i performancës e as etaloni i së vërtetës në çdo rast.

Situata për të vështirësohet kur ka përballë edhe një kandidat si Albert Malaj, që në zgjedhjet parlamentare të 2021 dëshmoi se gëzonte një mbështetje të konsiderueshme. Sa i përket Libohovës, Luiza Mandi ka zgjedhur të tërhiqet në mbyllje të mandatit të dytë. PS është në kërkim të një kandidati tjetër, i cili me gjasë nuk do të jetë nga radhët e strukturave partiake e as nga shoqëria civile. Zyrtarizimi i tij do të bëhet në javët e ardhshme. Nuk do të ishte surprizë të kishte një kandidat tjetër edhe në Bashkinë Memaliaj. ©argjiroja.net

 

Related Posts

Si e menaxhoi Rama pandeminë? Bushati: Ishte si babai që ndan lekët me ‘dashnoret’
Kryesore

Andi Bushati: Reforma në drejtësi, dështim kolosal!

05/02/2026
RENEA vijon operacionin në Tepelenë, ende asnjë gjurmë për 65-vjeçarin e zhdukur
Kryesore

RENEA vijon operacionin në Tepelenë, ende asnjë gjurmë për 65-vjeçarin e zhdukur

05/02/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

“Dua të divorcohem!”/ Morën forcërisht në makinë dhe dhunuan 30-vjeçaren në Këlcyrë, arrestohen burri, vëllai dhe xhaxhai i saj

05/02/2026
Kryetari i Bashkisë Gjirokastër paraqitet në SPAK: Dhashë një deklaratë si person në dijeni për një çështje (VIDEO)
Kryesore

Kryetari i Bashkisë Gjirokastër paraqitet në SPAK: Dhashë një deklaratë si person në dijeni për një çështje (VIDEO)

05/02/2026
Aksident i rëndë në Tepelenë, 3 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Tepelenë, 3 të plagosur

05/02/2026
tepelene thike plagosje
Kryesore

Zhduket 65-vjeçari nga Tepelena, vëllai denoncon në komisariat

05/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Çiljeta flet pa dorashka: Para hyrjes në “Ferma VIP”, marrëdhënia me Albanin ishte në kolaps, po humbisja veten

Çiljeta flet pa dorashka: Para hyrjes në “Ferma VIP”, marrëdhënia me Albanin ishte në kolaps, po humbisja veten

06/02/2026
“Ethet” e derbit të Italisë, Kolarov studion Juven, Inter shfaq interes për McKennie

“Ethet” e derbit të Italisë, Kolarov studion Juven, Inter shfaq interes për McKennie

06/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al