• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbulohet ‘qëndrestari’ i Lulzim Bashës në Gjirokastër, dy vite më parë shërbeu si sekretar i Këshillit të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit

10/12/2021
Zbulohet ‘qëndrestari’ i Lulzim Bashës në Gjirokastër, dy vite më parë shërbeu si sekretar i Këshillit të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit

Përveç Roland Bejkos, që është afishuar prej fillimit si një nga zërat e fortë publikë kundër lëvizjes së Sali Berishës në Partinë Demokratike, nga Gjirokastra Lulzim Bashës duket se i ka ngelur vetëm Spartak Drasa. Së paku nga ajo që pamë sot në daljen e Gazment Bardhit me disa delegatë të PD-së një ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit. Drasa qëndronte në selinë e PD-së bashkë me të tjerë qëndrestarë të Lulzim Bashës nëpër rrethe.

Dy vite më parë Argjirolajm.net pati raportuar për rastin e Spartak Drasës, i cili ishte mes atyre përfaqësuesve vendorë të PD-së që “legjitimuan” zgjedhjet e 30 qershorit. Ato zgjedhje që Partia Demokratike i ka quajtur si moniste. Çfarë ka ndodhur? Spartak Drasa vijonte të mbante postin e Sekretarit të Këshillit Bashkiak Gjirokastër edhe pas “zgjedhjeve moniste” të 30 qershorit. Ishim në kushtet kur një drejtues i PD-së në Gjirokastër ushtronte një funksion në Këshillin Bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Pra, nga njëra anë deklaronin se nuk i njihnin ato zgjedhje, nga ana tjetër merrnin pjesë në pushtetin e dalë prej atyre zgjedhjeve. Largimi i Drasës nga Këshilli Bashkiak është bërë në 20 nëntor 2019, gati 5 muaj pas zgjedhjeve lokale. Spartak Drasa nuk ishte mes 100 delegatëve, nga 150 që ka dega Gjirokastër, të cilët disa ditë më parë u pozicionuan me Kuvendin e Sali Berishës.©argjiroja.net 

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al