• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbulohet oferta e prokurorisë për pastruesen nëse tregon të kujt janë 400 mijë eurot

12/01/2023
Zbulohet oferta e prokurorisë për pastruesen nëse tregon të kujt janë 400 mijë eurot

Prokuroria e Tiranës, ka kërkuar bashkëpunimin me Rozeta Dobin alias Rakipllarin, pastruesen e arrestuar për vjedhjen e shumave të mëdha të eurove në banesën e Alda Klosit, ish-drejtoreshës së Kabinetit të ministrit Arben Ahmetaj. Gruaja që tronditi opinionin publik me vjedhjen e rreth 525 mijë euro, 8500 dollarëve, 368 mijë lekëve dhe 110 sendeve me vlerë, vijon të mbajë misterin e pronësisë së një shume financiare prej 405 mijë euro, të gjetura në tubin e aspiratorit në banesën e saj.

Por kur janë mbushur 4 ditë nga zbulimi i shumës financiare, prokuroria nuk ka qartësuar se kush e disponon pjesën prej 405 mijë euro. Grupi i hetimit pranë prokurorisë së Tiranës, ka zgjedhur të ndjekë teknikalitete, duke ofruar bashkëpunim me Rozeta Dobin. Me shpresën se dëshmia e saj, do sjellë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbulimin e emrit të pronarit të 405 mijë eurove, mësohet se prokuroria e Tiranës, i ka ofruar Rozeta Dobit bashkëpunim dhe lehtësim të pozitës penale të saj në këtë çështje.

Në këmbim të dëshmisë së sinqertë dhe zbulimit të pronarit të eurove, prokuroria ka ofruar tek Rozeta dhe zbutjen e masës së sigurisë së djalit të saj, Havier Dobi, me qëllim lirimin e tij nga burgu. Të dyja ofertat tashmë janë dhënë dhe pritet vetëm dëshira e të arrestuarës Rozeta Dobi, nëse pranon të flasë ose jo, përballë prokurorëve.

Dobi së bashku me djalin e saj, prej ditës së shtunë janë mbyllur në burg, si persona që kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në vjedhjen e një shumë prej 525 mijë eurove. Sipas dosjes hetimore, zyrtarja kallëzimin e ka bërë pasi familjarët kanë konstatuar se banesa ishte e hapur dhe e shkatërruar.
Alda Klosi deklaroi se ditën e ngjarjes i janë vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120.000 euro, të cilat kanë qenë në prerje 500 (peseqindeshe) dhe 200 (dyqindeshe) si dhe një shumë prej 30.000 (tridhjetëmije) dollar, të cilat kanë qenë prerje 100 (njëqindëshe).

Më tej Alda Klosi, ka deklaruar se këto para i kishte të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj i cili i’a ka lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja të tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer dhe për çdo nevojë që do të kishte, pasi djali i tyre është me probleme dhe këto lekë janë të mbledhura ndër vite nga ana e tyre pasi jetojnë në Amerikë dhe në këtë kohë ai po kurohet në Amerikë. / Ora News

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Ambasadori i Shqipërisë në Turqi: Nuk ka shqiptarë të prekur nga tërmeti
Kryesore

Ambasadori i Shqipërisë në Turqi: Nuk ka shqiptarë të prekur nga tërmeti

06/02/2023
Dy operacione anti-drogë në Athinë, arrestohen tre shqiptarë
Kryesore

Dy operacione anti-drogë në Athinë, arrestohen tre shqiptarë

06/02/2023
60-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë
Kryesore

Ngjarje e rëndë/ Shkëputet ashensori, brenda ndodhej çifti i bashkëshortëve

06/02/2023
Kryesore

I fohti ekstrem “ulet këmbëkryq” në Shqipëri, ja sa zbresin temperaturat orët e ardhshme

06/02/2023
Tërmeti, Shqipëria dërgon ekip shpëtimi në Turqi
Kryesore

Tërmeti, Shqipëria dërgon ekip shpëtimi në Turqi

06/02/2023
Çfarë e shkaktoi dhe pse tërmeti i Turqisë ishte aq vdekjeprurës
Kryesore

Çfarë e shkaktoi dhe pse tërmeti i Turqisë ishte aq vdekjeprurës

06/02/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Mjeku shqiptar në Turqi zbulon historinë e trishtë të kolegut: Humbi gjithë familjen

Mjeku shqiptar në Turqi zbulon historinë e trishtë të kolegut: Humbi gjithë familjen

06/02/2023
Ambasadori i Shqipërisë në Turqi: Nuk ka shqiptarë të prekur nga tërmeti

Ambasadori i Shqipërisë në Turqi: Nuk ka shqiptarë të prekur nga tërmeti

06/02/2023
  • Kryesore

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al