Gazetari italian Carloalberto Rosi publikon sot në median online Exit.al një dokument me 21 faqe ku është ndër të tjera edhe lista e shumë punonjësve të Policisë së Shtetit të implikuar në kultivimin e kanabisit. Edhe pse nuk ka asnjë të dhënë mbi institucionin dërgues, lista jep emrin e institucionit apo institucioneve që ajo i është dërguar, që sipas rastit është njëri, dy apo të tre institucionet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Drejtorisë së Policisë së Shtetit, dhe Shërbimit për Çëshjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme-të referuara në listë me inicialet e tyre, përkatësisht PKR, DPSH dhe SHBÇA.
Ai përmban gjithashtu edhe një listë me të dhënat e 61 shkresave informuese zyrtare, përfshi datën, numrin e protokolllit dhe lëndën përkatëse të çdo shkrese, e cila në të gjitha rastet është përshirje e punonjësve të policisë në kultivimin e kanabisit ose tregtimine drogës.
Të gjitha këto dokumente datojnë mes marsit 2016 dhe marsit 2017 dhe ato i janë dërguar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Drejtorisë së Policisë së Shtetit, dhe Shërbimit për Çëshjet e Brendëshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendëshme—të referuara në listë me inicialet e tyre, përkatësisht PKR, DPSH dhe SHBÇA(dokumenti poshte). Siç shihet në dokumentin më poshtë, pjesë e listës së SHISH si i implikur në kultivimin e kanabisit është edhe një inspektor policie i zonës së Luftinjës në Memaliaj. Shkrimin e plote mund ta lexoni duke klikuar ketu.