• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbulohet dokumenti për negociatat: “Po” me kusht për Shqipërinë

13/10/2019
Zbulohet dokumenti për negociatat: “Po” me kusht për Shqipërinë

Këshilli Europian do të propozojë hapjen me kushte të negociatave me Shqipërinë. A2 CNN ka siguruar ekskluzivisht draft-konkluzionet e Këshillit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kushtet e vendosura në draftin paraprak ngjasojnë me ato të Berlinit zyrtar, përpara se te jepte “Po”-në në Bundestag.

Në thelb, kushtet lidhen me reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore.

“Këshilli Europian vendos të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë. Para konferencës së parë ndërqeveritare, e cila duhet të zhvillohet jo më vonë se në gjysmën e parë të vitit 2020, në varësi të progresit të bërë, Shqipëria duhet të sigurojë:

Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.
Nisjen e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të dyshuar për sjellje kriminale si rezultat i gjetjeve nga procesi i vetting-ut.
Hetim rasteve dhe akuzave për krim elektoral.
Ngritja dhe funksionimi i SPAK.
Rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë zyrtarët e nivelit të lartë.
Të miratojë reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.
Të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019”
Por ndërsa Shqipërisë i kërkohen të gjitha këto, Këshilli inkurajon klasën politike të zgjidhë ngërçin politik.

“Partitë e opozitës duhet të rindërtojnë në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Të gjithë aktorët politikë duhet të angazhohen në axhendën e reformës në BE dhe të dialogojnë për të kapërcyer polarizimin politik”, shkruhet në draftin e konkluzioneve të Këshillit të siguruar nga A2.

Draft konkluzionet e Këshillit Europian flasin për hapje me kushte të negociatave me Shqipërinë, sipas vendimit të Gjermanisë. Mbetet për të parë sa do bindet presidenti francez Emmanuel Macron. Merkel dhe Macron takohen sonte para takimit të ambasadorëve të vendeve të BE të hënë, ndërsa të martën është takimi në Luksemburg i ministrave të Jashtëm të Unionit.

Hezitimi i Francës kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka qenë i fortë gjatë gjithë javës. Macron ka folur për nevojën e rishikimit të metodologjisë së zgjerimit dhe në vitin 2020 të vendoset për dy vendet aspirante për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Merkel po reziston fort, ndërsa Holanda pret qëndrimin gjerman për të vendosur, po ashtu dhe Danimarka. Pritet çfarë do arrihet sot mes Merkel e Macron, sikundër dhe të martën në takimin e ministrave të jashtëm, që i paraprin atij të 17-18 tetorit kur pritet dhe vendimi final.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre
Kryesore

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës
Kryesore

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
Policia në alarm, zhduket adoleshenti shqiptar në Irlandë
Lajme

Policia në alarm, zhduket adoleshenti shqiptar në Irlandë

08/05/2025
Aksident, 4 të plagosur pas përplasjes së ambulancës me kamionin
Lajme

Aksident, 4 të plagosur pas përplasjes së ambulancës me kamionin

08/05/2025
Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë
Kryesore

Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë

08/05/2025
PSG kualifikohet në finalen e Champions
Lajme

PSG kualifikohet në finalen e Champions

08/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al