• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbulohet arsenal armësh në Gjirokastër, arrestohet 63-vjeçari

05/06/2020
Aksidenti në Gjirokastër, përplasja ndodhi në sy të policëve të patrullës në Grapsh. 62-vjeçari zbriti për të takuar oficerët

Finalizohet operacioni policor i koduar “Arsenali” nga policia e Gjirokastres. Sekuestrohen arsenal armësh zjarri të modifikuara me silenciator dhe municion luftarak. Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Strukturat e DVP Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmmbajtjes pa leje, falë bashkëpunimit me qytetarët kanë evidentuar dhe goditur një rast të posedimit të një arsenali armësh.

Në këtë kuadër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte arsenal armësh zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Arsenali “, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi I. I., 63 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në lagjen Cfakë, Policia gjeti të fshehura në tavan dhe në një vend të përshtatur poshtë dyshemesë, një arsenal armësh, konkretisht: 4 armë zjarri të modifikuara me silenciator, 1 pistoletë shenjëdhënëse, 1000 fishekë, 8 krehra, 2 gjerdanë me 35 fishekë të armëve të gjahut, 1 aparat metalkërkues, 5 metër fitil zjarrëpërcjellës dhe mjete me të cilat kryente mbushjen e fishekëve të armëve të gjahut, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Ermal Dredha: Rama nuk i kërkoi dorëheqjen drejtorëve, as nuk i ka takuar
Kryesore

Ermal Dredha: Rama nuk i kërkoi dorëheqjen drejtorëve, as nuk i ka takuar

07/07/2025
Turistët dynden drejt Shqipërisë, mbi 1.5 milionë të huaj deri në mars
Kryesore

Kush janë turistët më dorëlëshuar në Shqipëri

07/07/2025
Ardit Bido pyet Berishën: Doktor, na thuaj, Himara është minoritet grek a jo?
Kryesore

Aksioni i Ramës në Vlorë, Ardit Bido: Ishte e nevojshme!

07/07/2025
Hetimi për 16 ton kanabis: Si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”
Kryesore

Hetimi për 16 ton kanabis: Si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”

07/07/2025
Gjyqi që tronditi botën/ Gruaja që vrau të afërmit me kërpudha helmuese
Kryesore

Gjyqi që tronditi botën/ Gruaja që vrau të afërmit me kërpudha helmuese

07/07/2025
Flet e moshuara që donte të takonte Ramën: U rrethova nga policët dhe truprojat
Kryesore

Flet e moshuara që donte të takonte Ramën: U rrethova nga policët dhe truprojat

07/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Milan i heq “gradat” Ibrës, e zbulon…Allegri

Milan i heq “gradat” Ibrës, e zbulon…Allegri

08/07/2025
Trump vendos të dërgojë armë të reja në Ukrainë! A do ndikojë kjo në luftën kundër Rusisë?

Trump vendos të dërgojë armë të reja në Ukrainë! A do ndikojë kjo në luftën kundër Rusisë?

08/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al