Rastet me koronavirus tek fëmijët dhe të rinjtë, nga 24 shkurti deri në 12 korrik janë rritur 7-fish, me 6-fish tek moshat 5-24 vjeç dhe tre herë më shumë tek moshat nga 25 deri në 65 vjeç. Shifrat i ka zbuluar Organizata Botërore e Shëndetësisë përmes studimit për gjinitë dhe moshat e prekura nga koronavirusi.
Sipas të dhënave të OBSH, rastet me koronavirus në botë ndahen mes 1.2% tek foshnjet dhe fëmijët e vegjël nga 0-4 vjeç, në 2.5% nga fëmijët e moshës 5 deri në 14 vjeç, në 9.6% të rasteve tek adoleshentët dhe të rinjtë e moshës 15-24 vjeç. Me 64% të rasteve tek të rriturit nga 25-64 vjeç, 19.4% të rasteve tek të rriturit nga 65-84 vjeç dhe në fund me 3.4% tek të moshuarit 85 vjeç e lart.
Por si shpjegohet?
Sipas OBSH janë disa shkaqe që mund të kenë ndikuar. Në fillim tamponët që u përqendruan vetëm tek të moshuarit dhe të sëmurët rëndë, vëmendja më e madhe tek ata me simptoma dhe lënia pas dore e gjurmimit të atyre pa simptoma dhe së fundmi heqja e kufizimeve, ku të rinjtë mblidhen në lokale e restorante duke mos mbajtur as distancën dhe as maskën.
Kjo sjellje thotë OBSH është e rrezikshme.