Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur qe të lirojë nga qelia infermjeren Ronida Hysi.
Bëhet me dije se togat e zeza kanë caktuar për të masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ky vendim është marrë pasi 30-vjeçarja ka një fëmij të mitur 2-vjeç.
Kujtojmë që Ronida Hysi është arrestuar tek Infektivi, i cili tashmë është kthyer në spitalin COVID-1, për pacientët e infektuar me COVID-19. Hysi është denoncuar nga emisioni investigatv “Stop” pasi dyshohet se i ka marrë nga portofoli një pacienti një shumë prej 80mijë lekësh.