• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbardhet plagosja me thikë në Sarandë, arrestohet autori dhe bashkëpunëtori i tij (Emrat)

24/10/2022
Sarandë, arrestohet një burrë për ngacmim seksual

Policia e Sarandës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 22 tetor ku mbeti i plagosur me thikë Besmir Uka. Blutë e Sarandës kanë vënë në pranga autorin e ngjarjes, 37-vjeçarin Ermir Shabanaj dhe bashkëpunëtorin e tij, 42-vjeçarin Emiljano Murataj. Ky i fundit dyshohet se e ndihmoi autorin në fshehjen e krimit.

Shabanaj nuk është një emër i panjohur nga Policia. Më 25 qershor të këtij viti është arrestuar nga policia e Sarandës duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërkohë që brenda në mjet iu sekuestrua edhe një thikë. Ndërkohë në 2013 Shabanaj gjithashtu ka qenë i arrestuar për vjedhje në Tiranë.

Policia bën me dije se Murataj ka luajtur rolin e bashkëpunëtorit në këtë krim pasi pas ngjarjes ka përgatitur kushtet që të Shabanaj të largohej nga qyteti dhe t’i shpëtonte drejtësisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sarandë/Plagosi me mjet prerës, një 37-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga.

Arrestohet dhe një shtetas tjetër që dyshohet se ka ndihmuar autorin e ngjarjes, për t’u fshehur.

Pas një pune të mirëfilltë hetimore, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i plotë i ngjarjes së ndodhur më datë 21.10.2022, në lagjen nr. 3, ku mbeti i plagosur me mjet prerës, shtetasi B. U., 37 vjeç.

Si rezultat i punës hetimore, bazuar dhe në inteligjencën operative, në lagjen nr. 4, Sarandë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

-E. Sh., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 21.10.2022, në lagjen nr. 3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. U., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë është bërë edhe ndalimi i shtetasit E. M., 42 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasin E. Sh., për t’u fshehur, pas ngjarjes, si dhe dyshohet se po përgatiste kushtet dhe mjetet për ta larguar atë nga qyteti i Sarandës.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në një lokal në lagjen numër 3 të Sarandës. Sherri mes Ukës dhe Shabanajt ka nisur për motive të dobëta. Gjithçka nisi nga toni i lartë i zërit në tavolinë. Në fillim ka pasur një debat verbal mes tyre pastaj ata janë përleshur fizikisht ku dhe Shabaj ka nxjerrë thikën duke e goditur Ukën. Ai u dërgua në spital nga një vajzë ndërkohë Shabaj u largua menjëherë nga lokali. Si Uka ashtu dhe Shabaj nuk janë emra të opanjohur për Policinë. as një sherri në kazino, Uka për vetëmbrojtje ka qëlluar për vdekje Edmond Mullain. Besmir Uka pas një sherri në kazino foditi për vdekje me thikë Edmond Mullain. Ndërkohë, gjatë kohës që ndodhej në burg, Uka është denoncuar nga një 16-vjeçare se e kërcënonte përmes mesazheve në “Facebook” se do ta vriste. Edhe Ermir Shabanaj rezulton me precedentë penal. Më 25 qershor të këtij viti është arrestuar nga policia e Sarandës duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërkohë që brenda në mjet iu sekuestrua edhe një thikë. Në 2013 Shabanaj gjithashtu ka qenë i arrestuar për vjedhje në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

E rëndë në Këlcyrë/ 17-vjeçarja konsumon ilaçe dhe përfundon me urgjencë në spital

13/05/2025
Kryesore

Përmbysje në Gjirokastër, Piro Dhima i dyti më i votuar pas Tërmet Peçit, Anila Dhimitri spostohet në vendin e tretë (rezultati)

13/05/2025
Lista e hapur, si ndahen votat mes kandidatëve në Përmet (rezultati)
Kryesore

Lista e hapur, si ndahen votat mes kandidatëve në Përmet (rezultati)

13/05/2025
Rama për gazetën italiane: I fitova zgjedhjet sepse shqiptarët duan Evropën
Kryesore

Rama për gazetën italiane: I fitova zgjedhjet sepse shqiptarët duan Evropën

13/05/2025
Fitorja në Gjirokastër, Kumbaro: Kishim besimin e njerëzve për shkak të premtimeve të mbajtura
Kryesore

Fitorja në Gjirokastër, Kumbaro: Kishim besimin e njerëzve për shkak të premtimeve të mbajtura

13/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Kryesore

Humbja dramatike e PD, Berisha paralajmëron protestë në 16 maj, ditën e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë

13/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E rëndë në Këlcyrë/ 17-vjeçarja konsumon ilaçe dhe përfundon me urgjencë në spital

13/05/2025

Përmbysje në Gjirokastër, Piro Dhima i dyti më i votuar pas Tërmet Peçit, Anila Dhimitri spostohet në vendin e tretë (rezultati)

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al